Arben Ndoka i jep vetes pafajësinë dhe zhduk mesazhin nga “Facebook” që...

Arben Ndoka i jep vetes pafajësinë dhe zhduk mesazhin nga “Facebook” që dukshëm nuk e kishte shkruar vetë

184
0
Shares

Arben Ndoka, deputeti i PS-së, i akuzuar nga PD si i përfshirë dhe dënuar ën trafiqe qeniesh njerëzore, i ka dhënë pafajësinë vetes. Këtë e ka bërë nëpërmjet një mesazhi në “Facebook”, që qëndroi vetëm pak minuta i postuar dhe mandej “u zhduk”.
Në atë mesazh publikuar vetëm disa minuta në “Facebook”, përveç faktit që dukshëm binte në sy që nuk ishte shkruar prej Arben Ndokës [(mos)aktivizimi dhe (mos)diktimi i tij në Parlament, pak hapësirë lë të besosh që “pafajësinë” e tij në “Facebook” e kishte shkruar vetë], binte gjithashtu në sy, se me gjithë pretendimin për pafajësi dhe dënim të padrejtë, për 20 vjet, këtë asnjëherë nuk e kishte kërkuar nga ndonjë gjykatë, por se “premtonte” se do fillonte ta kërkonte… Me mesazhin disa-minutësh të publikuar në “facebook”, duket se nuk është e nevojshme dhe e domosdoshme ta bëjë këtë…, sepse tashmë e ka bërë. Ia ka dhënë vetes pafajësinë… Kaq mjafton…

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY