Sekreti i mosplakjes

Sekreti i mosplakjes

86
0
Shares

Shmanguni nga nxehtësia
Flokët e vajzërisë kanë shkëlqim dhe lëvizje, mirëpo përdorimi i presës së rrafshët apo asaj për dredhime, tharëses së flokëve, mund të bëjnë flokët tuaja pa gjallëri dhe fillesat e sheshta.Bëni që dy ditë të javës mos të përdorni nxehtësi në flokët tuaj, lërini flokët të thahen nga ajri, thjesht lejoni që flokët të “pushojnë”.

Aplikoni SPF (faktor të mbrojtjes nga dielli) çdo ditë
Dermatologët sugjerojnë që të mbani SPF çdo ditë që të mbroheni nga kanceri i lëkurës. SPF 30 është “standardi i artë” që dermatologët rekomandojnë, aplikoni atë çdo ditë duke mos e kursyer.

Përdorni locion për duar
Lëkura në pjesën e prapme të dorës është shshumë e hollë, gjë që e bën përshpejtimin e plakjes në krahasim me pjesët e tjera të trupit. Përdorimi i locionit ndihmon shumë, përdorni ndonjë që edhe mbron nga dielli.

Shmanguni nga ushqimet që njollosin dhëmbët tuaj
Dhëmbët e bardhë zakonisht shihen si shenjë e shëndetit të mirë dhe rinisë. Ushqimet e nxehta, të errëta dhe ngjitëse sikurse koka kola, vera e kuqe, kafeja, të gjithë këto janë njollosës të dhëmbëve.Përdor zëvendësime të produkteve të lartpërmendura.

Ngjyrosini thonjtë
Pjesa e trupi që tregon plakjen nuk është fytyra por duart e juaja. Një truk që i bën të tjerët të mendojnë se jeni më e re është ngjyrosja e thonjve të dorës. Së bashku me stolitë, thonjtë e ngjyrosura ju bëjnë të dukeni më e re dhe shpërqëndrojnë vëmendjen nga pjesët tjera të trupit.

Ushtrohuni rregullisht
Ushtrimet e përmirësojnë qarkullimin e shëndetshëm, gjë që i lejon lëkurës të duket si është më mirë. Kur jeni në formë të mirë fizike dukeni më e re dhe më natyrale. Kjo është një nga arsyet pse duhet të bëni 30 minuta në ditë për ushtrime.

Kujdes me konsumimin e kripërave
Të hani ushqime me kripë ju bën të mbani më tepër ujë, çka rezulton një pamje më të fryrë , posaçërisht nën sy. Nuk mund t’i shmangeni kripës sepse ajo ndodhet kudo në ushqimin tonë por bëni mirë të matni dhe të kontrolloni nivelet e saj.

Mbajeni nën kontroll varësinë ndaj smartfonëve
Mbajtja e lakuar e qafës që e bëni gjatë shkrimit apo leximit të murit të Fejsbukut, krijon rrudha në pjesën e qafës. Çdo lëvizje që e përsërisim rregullisht, krijon rrudha të përhershme.

Shpëlani gojën në bazë ditore
Shpëlarja ditore e gojës me lëngje speciale, vret bakteret dhe largon pjesët e mbetura ndërmjet dhëmbëve duke pastruar edhe mishin e dhëmbëve. Shpëlani me pije pa alkool, rezultati do të jetë: dhëmbë më të pastra dhe mish më të shëndetshëm të dhëmbëve.

Hani ushqime me nivel të lartë të proteinave
Kur dëshironi që flokët tuaja të duken të shëndetshme, duhet të filloni nga baza, dhe kjo do të thotë të hani sasi adekuate të proteinave që do të mirëmbajnë prodhimin normal të flokëve. Shumica e femrave duhet të hanë rreth 46 g proteinë në ditë, shtatëzënat, sportistet dhe femrat me foshnjet në gji duhet të hanë më shumë).

Kujdesuni për flokët e lagura
Edhe në qoftë se konsumoni proteina të mjaftueshme dhe i keni shmangur pajisjet e nxehta që dëmtojnë flokët tuaja, por prapë keni flokë të holla, pa gjallëri, atëherë shprehitë tuaja pas dushit janë fajtore. Krehja e flokëve të lagura, kur flokët janë më të dobëta, mund të shkaktojë thyerjen dhe dëmtimin e fijeve. Shmanguni nga ky veprim, përdorni krehër me dhëmbë të rralla, të trasha dhe e maja të pamprehura.

Hani “gjelbër”
Perimet janë furçat natyrore për dhëmbë, perimet e pasura me fibra siç janë spinaq, marule, brokoli, ndihmojnë në pastrimin natyral të dhëmbëve. Ngrënia e perimeve e bën më të re fytyrën dhe lëkurën tuaj andaj duhet të konsumoni sasinë e nevojshme ditore.

Kontrolloni stresin
Stresi nuk ndikon vetëm brenda jush, edhe nga jashtë ai shkakton ndezjen e lëkurës me çka paraqiten puçrra, ekzemë dhe psoriasis. Përkrahja shoqërore luan rol të madh në nivelet e stresit, ndaj takohuni me miq, konsiderojeni atë i teknikë relaksimi.

Bëni gjumë të mjaftueshëm
Gjatë gjumit, trupi prodhon më tepër sasi të estrogjenit dhe progesteronit. Kjo gjë ndihmon mekanizmat e ripërtrirjes natyrore  prandaj edhe dukeni më freskët kur zgjoheni nga gjumi. Caktoni orar të rreptë të cilit duhet t’i përmbaheni, me qëllim që të bëni gjumë mjaftueshëm.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY