Qeveria në shtator “do të bëjë namin”…! Po në tetor e në...

Qeveria në shtator “do të bëjë namin”…! Po në tetor e në vazhdim çfarë i mbetet të bëjë…?!

64
0
Shares

Me mbledhjen e sotme në majë të Dajtit, qeveria zyrtarisht i vë drynin punëve dhe fillon pushimet… Për tu kthyer në shtator…, ku sikurse edhe vetë zyrtarë të saj, pothuajse për ditë kanë paralajmëruar nga një reformë për këtë muaj.
Më i fundit paralajmërim ishte sot.
“Në muajin shtator qeveria do të mbyllë sesionin D të minierës së Bulqizës e cila ka marrë me dhjetëra jetë minatorësh”.
Këtë reformë e paralajmëroi një këshilltare e ministrit të Energjetikës.
Përjashto edhe “reformën” e djeshme të paralajmëruar për në shtator nga zëvendësministrja e Brendshme, për “dekriminalizimin” e Parlamentit, të gjitha të tjerat, më herët kryeministri Edi Rama i ka paralajmëruar vetë.
Për tu përmendur janë, reforma në drejtuesi, reforma e ujit, realizimi i 5 prioriteteve të BE-së, miratimi i ligjeve që kërkojnë 3/5…, deri edhe pajisja e policëve me kamera në trup për vetë-spiunim… Të gjitha këto, do të realizohen në shtator…, bashkë edhe me shumë punë e reforma të tjera.
Nga Jala, pak ditë më parë, duke ju dhënë edhe një muaj pushim të rinjve të FRESSH-it, Rama paralajmëroi gjithashtu se në shtator ata do të fillojnë punën për arritjen e kuotës së 150 mijë anëtarëve në PS.
Por, më e rëndësishmja, duket e para edhe për nga rrjedha kronologjike, është edhe fakti se në 1 shtator 2015 fillojnë edhe efektet e shtesës së pagës prej 1 milion lekë (të vjetra) në muaj për 136 nëpunës të administratës publike, që do të merren me procesin e integrimit.
Pas gjithë këtyre punëve të mëdha, të “prenotuara” për tu kryer në muajin shtator, pyetja naive që lind është… “po në tetor e në vazhdim…, me se do të merret qeveria?!”.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY