Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj vizitë zyrtare në Kroaci, konsolidohen marrëdhëniet dypalëshe

Kryetari i KLSH-së Bujar Leskaj vizitë zyrtare në Kroaci, konsolidohen marrëdhëniet dypalëshe

117
0
Shares

Kryetari i KLSH, Bujar leskaj, zhvilloi një vizitë zyrtare dy ditore pranë Zyrës Shtetërore të Auditimit të Republikës së Kroacisë.
Gjatë kësaj vizite Kryetari i KLSH u takua me homologun e tij kroat, Ivan Klesic, pranë selisë së Zyrës Shtetërore të Auditimit, ku kolegët patën rastin të diskutonin edhe më tej intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe. Gjithashtu, Kryetari i KLSH u takua edhe me drejtorët e departamenteve Neda Rogosic, Nada Neda, Lidija Pernan, Asistent Auditues e Përgjithshme dhe Kord Kordic Kryeauditues.
Asistent Audituesi i Përgjithshëm dhe drejtuesit e departamenteve të SAI-t Kroat, në nder të delegacionit shqiptar paraqitën disa prezantime në lidhje me karakteristikat dhe veçoritë e Zyrës Shtetërore të Auditimit, si edhe kontekstin ligjor dhe rregullator ku ajo vepron.
Në përfundim, Bujar Leskaj, i ftuar nga Ivan Klesic pati rastin të shkruante disa fjalë në librin e përshtypjeve të insititucionit.
Kontrolli i Lartë i Shtetit ka instaluar tashmë një marrëdhënie të konsoliduar me SAI-n e Kroacisë që prej vitit 2012, kur Kryetari i KLSH nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi me Ivan Klesic, Audituesi i Përgjithshëm i SAI-t Kroat.
Një nga produktet konkrete të këtij bashkëpunimi është pjesëmarrja e SAI-t kroat, së bashku me SAI-n e Polonisë, në zbatimin e Projektit IPA, i cili do të fillojë së shpejti implementimin në përfitim të audituesve të Kontrollit të Lartë të Shtetit.
Në vijim të kësaj vizite të shkurtër delegacioni shqiptar, i shoqëruar nga Audituesi i Përgjithshëm i SAI-t Kroat dhe Lidia Prenar, vizitoi selinë e Parlamentit kroat ku edhe u njohën me praktikat e punës, komunikimit e raportimit ndërinstitucional.
Në këtë takim, kreu i KLSH-së, Bujar Leskaj shoqërohej nga drejtues dhe auditues të Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilët do ta vizitojnë sërish SAI-n kroat në Shtator të këtij viti, tashmë në kuadrin e një programi intensiv trajnimi me një pjesëmarrje më të gjerë nga kolegët tanë në Kontrollin e Lartë të Shtetit.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY