Horoskopi 29 Korrik/ Yjet thonë për JU

Horoskopi 29 Korrik/ Yjet thonë për JU

60
0
Shares

Dashi
Dite me shume fat do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do arrini te flisni për çdo gjë me partnerin dhe marrëdhënia ne çift do jete fantastike. Beqaret gjithashtu do jene me fat dhe do arrijnë ta bëjnë për vete personin qe pëlqejnë. Financat do varet nga mënyra sesi ju do silleni. Po u treguat te pamatur dhe po shpenzuat pa fund do keni probleme serioze.

Demi
Dite e begate do jete kjo e sotmja për te gjithë ata qe janë ne një lidhje. Do merreni vesh për çdo gjë me partnerin dhe do pranoni te bashkëpunoni për gjithçka me te. Beqaret do përjetojnë emocione te paimagjinueshme qe ne orët e para te mëngjesit sepse do takojnë princin e kaltër. Gjendja e financave do vazhdoje te mbetet e kënaqshme. Mund te kryeni edhe ndonjë investim.

Binjakët
Dite tërësisht e qete do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Merrini gjerat si t’iu vijnë pa menduat shume për te ardhmen. Beqaret do bëjnë sakrifica te mëdha vetëm për te gjetur princin e tyre te kaltër, por fatkeqësisht nuk kane për t’ia dale. Ne planin financiar do jeni te kujdesshëm dhe gjendja do mbetet e mire. Gjithsesi disa te afërm do ju qëndrojnë afër për çdo te papritur.

Gaforrja
Venusi do jete planeti qe do ju përkëdhele gjate gjithë kohës sot. Do merreni vesh për gjithçka me personin qe keni ne krah dhe se bashku do merrni edhe vendime me rëndësi. Beqaret gjithashtu do ndihen si ne ëndërr sepse do takojnë një person fantastik. Gjendja e financave do vije dalëngadalë duke u stabilizuar. Shpenzoni me sa me shume kujdes qe te mundeni.

Luani
Marrëdhënia me partnerin tuaj do jete e shkëlqyer gjate gjithë kësaj dite. Do ndani me te çdo mendim dhe emocion dhe kënaqësitë do jene te paimagjinueshme. Beqaret do jene diskrete dhe nuk do pranojnë te dalin me cilindo qe do i ftoje. Ne planin financiar do përballeni me surpriza te njëpasnjëshme. Gjendja do ndryshoje për mire ne një mënyrë qe as nuk e kishit imagjinuar.

Virgjëresha
Priten përmirësime te njëpasnjëshme sot ne jetën tuaj ne çift. Ne çdo moment do ruani një komunikim te ngrohte me partnerin dhe kënaqësitë do jene te njëpasnjëshme. Beqaret do preferojnë te qëndrojnë gjithë kohës vetëm duke reflektuar për te ardhmen. Te ardhurat do fillojnë te kenë disa ndryshime pozitive. Ndiqni një strategji strikte qe gjendja te përmirësohet me shpejt.

Peshorja
Sot do ketë shume te papritura ne jetën tuaj ne çift. Shfrytëzojeni çdo sekonde sikur te ishte e fundit sepse jo gjithmonë vijnë raste te tilla. Beqaret do mbyllen ne vetvete dhe as qe do përfitojnë nga ftesat qe do iu bëhen. Ky ne fakt do jete një gabim te cilin do e kuptoni shume shpejt. Ne planin financiar duhet t’i dëgjoni këshillat e miqve sepse përndryshe do mbeteni me xhepat bosh.

Akrepi
Planetët do ua mbrojnë gjate gjithë kohës sot jetën tuaj ne çift. Ne çdo moment do përjetoni ndjesi te veçanta dhe shpesh do ju duket sikur jeni ne ëndërr. Beqaret do kenë rivale te forte ne dashuri dhe do ju duhet shume pune për ta tërhequr pas vete personin qe pëlqejnë. Edhe buxheti do jete i kënaqshëm. Do i shlyeni edhe borxhet dhe do hiqni edhe disa para mënjanë.

Shigjetari
Do kaloni momente te mrekullueshme pranë te dashur te zemrës suaj sot dhe nuk do doni te ndaheni për asnjë çast prej tij. Beqaret do bëjnë te pamundurën qe ta ndryshojnë statusin e tyre por fatkeqësisht do jene pa fat. Duhet te presin edhe disa kohe për te pasur dike ne krah. Gjendja e financave do ekuilibrohet tej mase fale masave te marra dhe fale mbështetjes se te afërmve.

Bricjapi
Do i qëndroni besnike partnerin tuaj gjate kësaj dite edhe pse disa persona do mundohen t’iu joshin me mënyra nga me te ndryshmet. Ne sytë dhe ne zemrën tuaj ekziston vetëm një person. Beqaret do jene me te qarte ne mendime dhe do dine çfarë hapash te hedhin. Do ketë ndryshime. Ne planin financiar gjendja do jete e qëndrueshme dhe jo problematike.

Ujori
Sot do ju duket sikur do rilindni juve qe jeni ne një lidhje. Gjithçka qe ju ka shqetësuar do sqarohet qe ne orët e para te mëngjesit dhe gjerat kane për te qene ndryshe me pas. Beqaret do realizojnë disa takime te veçanta nga te cilat duhet te përfitojnë sa te mundin. Ne planin financiar do bëni mire te mos ndërmerrni shume rreziqe nëse nuk doni te keni probleme.

Peshqit
Dite e mbushur me ngjyra do jete kjo e sotmja për ata qe janë ne një lidhje. Do diskutoni me partnerin për shume gjera dhe do i zgjidhni edhe disa mosmarrëveshje te hershme. Mbrëmja do jete e zjarrte. Beqaret do jene te lire te bëjnë atë qe do ju thotë zemra. Mundësitë për takime nuk do mungojnë. Për financat do jete një dite e begate dhe me fat. Shfrytëzojeni!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY