Mund të kosndierohen pa frikë si rekord, humbjet e qeverisë në përballjen në Gjykatën Kushtetuese. Rekordi, sigurisht vendoset nga shifrat, deh 10 humbje në 20 muaj, janë shifra që meritojnë njohjen e këtij rekordi për qeverinë shqiptare.
Seria e rekordit nisi me tentativën e qeverisë, për të shkatërruar administratën publike, për të vazhduar me dublimin e prokurorisë, me kompetencat e Presidentit, për sa i përket drejtimit të Ushtrisë.
Moratoriumi i Ndërtimeve ishte një tjetër shkelje kushtetuese regjistruar si humbje në rekordin e qeverisë.
Tentativat për ligjet e Gjykatës së Lartë apo KLD-së, si dhe bllokimi i një sërë komisionesh hetimore, të kërkuara nga opozita, së bashku me vendimin më të fundit të lejimit të hetimit parlamentar për trafikun e drogës, shtojnë dhe plotësojnë këtë listë.
Lisa e përballjeve kushtetuese të humbura nga qeveria në 20 muaj
Rrëzimi i Aktit Normativ për Shërbimin Civil
Rrëzimi i Moratoriumit të Ndërtimeve
Rrëzimi i Ligjit për Byronë e Hetimit.
Rrëzimi i vendimit për bllokimin e ngritjes së komisionit hetimor në lidhje me çështjen e serverit të tatimeve
Rrëzimi i ligjit mbi “Pushtetet dhe Autoritetet e drejtimit e të komandimit të forcave të armatosura të Republikës së Shqipërisë”
Rrëzimi i ligjit për Gjykatën e Lartë
Rrëzimi i Vendimit të qeverisë për krijimin e një data-base të dhënash të kodeve IMEI që përdoren nga telefonat mobil për identifikim.
Rrëzimi i Aktit Normativ për njehsimin e fuqive të Inspektoratit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar(INUK-ut)
Rrëzimi i Nenit 4 të ligjit “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr. 8811, datë 17. 05. 2001 “Për organizimin dhe funksionimin e Këshillit të Lartë të Drejtësisë”
Rrëzimi i vendimit për bllokimin e ngritjes së komisionit hetimor rreth trafikut të drogës
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/