Raporti i DASH: Një deputet shqiptar i dënuar për trafik, korrupsioni në...

Raporti i DASH: Një deputet shqiptar i dënuar për trafik, korrupsioni në polici pengon zbatimin e ligjit

56
0
Shares

Departamenti Amerikan i Shtetit publikon raportin vjetor për trafikimin e qenieve njerëzore, ku Shqipëria shihet si vend burimi dhe destinacion për trafikimin e burrave, grave dhe fëmijëve.
Në raportin e këtij viti Shqipëria klasifikohet në shkallën e dytë, pa ndryshim nga viti i kaluar.
Gratë shqiptare dhe fëmijët i nënshtrohen trafikimit seksual në Shqipëri, në vendet fqinje si Kosovë, Maqedoni, Mali i Zi dhe Greqi,  si dhe në vendet Europiane. Viktima të huaja dhe shqiptare i nënshtrohen punës së detyruar në industrinë e turizmit. Një numër i madh fëmijësh shqiptare, shpesh me origjine rome detyrohen të lypin në rrugë. Disa vajza shqiptare i nënshtrohen trafikimit seksual ose punës së detyruar pas martesave me mblesëri. Një numër i madh emigrantësh të paligjshëm nga Afrika dhe Siria kalojnë transit në Shqipëri për të arritur në Evropën Perëndimore-thuhet në raport.
Korrupsioni brenda forcave të policisë pengon zbatimin e ligjit për të adresuar trafikimin e qenieve njerëzore.
Në raport thuhet se bashkëpunimi i zyrtarëve në krimet e trafikimit mbetet një shqetësim i rëndësishëm. Në raport përmendet edhe një deputet i parlamentit shqiptar i cili ka pasur dënime të mëparshme për krime të lidhura me trafikimin.
Sipas raportit te DASH, qeveria shqiptare nuk vepron në lidhje me standardet minimale për eliminimin e trafikimit, megjithëse po bën përpjekje domethënëse për ta arritur këtë.
Qeveria vazhdon të identifikojë dhe te ndihmoje viktimat por nuk ka siguruar fonde te mjaftueshme për shërbimet ndaj viktimave.
Qeveria dhe OJQ-të identifikuan 125 viktima te trafikimit ne 2014 thuhet më tej në raport, ku Departamenti Amerikan i Shtetit rekomandon qe qeveria shqiptare duhet të rrisë financimin e strehimeve te menaxhuara nga OJQ-të për viktimat e trafikimit dhe të sigurojë fonde rregullisht; të vazhdojë të hetojë, të ndjekë penalisht dhe të dënojë trafikantët, duke përfshirë zyrtarët bashkëfajtorë.
Në raport thuhet që viktimat të mos ndëshkohen për akte të paligjshme të kryera si rezultat i drejtpërdrejtë i faktit që kanë qenë objekt trafikimi.
Raporti rekomandon gjithashtu që të vazhdohen përpjekjet për kontrollin e fëmijëve të rrugëve për shenja trafikimi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY