Sot janë prezantuar rezultatet e dy muajve të fundit të Komisariatit dixhital, ku deri më tani janë regjistruar 14 mijë denoncime nga ana e qytetarëve.
I pranishëm në këtë takim, kryeministri Edi Rama pohoi se Policia e Shtetit.
Sipas Ramës futja e këtij aplikacioni, me anë të të cilit të gjithë qytetarët mund të denoncojnë raste te shkeljeve dhe jo vetëm, është një histori suksesi. Ai shtoi ndër të tjera se brenda 10 javëve në komisariatin dixhital janë paraqitur 14 mijë denoncime nga ana e qytetarëve.
Kreu i qeverisë Rama tha se puna e Policisë së Shtetit do përqendrohet edhe brenda saj, duke ndëshkuar të gjithë efektivët që kryejnë veprimtari të kundërligjshme.
Në këtë kontekst, Rama tha se do të nisë së shpejti monitorimi i efektivëve në çdo sekondë, pasi do të jenë të lidhur me kamera me sallën operative.
“Projekt ambicioz mbetet monitorimi i efektivëve të policisë. Të gjithë efektivët në terren nuk do të jenë të shkëputur nga salla operative, por të lidhur përmes kamerave që do kenë në trup. Do monitorohen sekondë më sekondë. Ky është projekti që nis në Tiranë dhe do hapet në gjithë Shqipërinë, brenda pak vitesh do kemi një efektiv të lidhur on line nga çdo cep i vendit përmes koordinimit të sallave të drejtimit”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/