Pezulloi punimet e zgjatimit të Bulevardit të Tiranës, Prokuroria kërkon 3.5 vjet...

Pezulloi punimet e zgjatimit të Bulevardit të Tiranës, Prokuroria kërkon 3.5 vjet burg për Zuhdi Dajtin

60
0
Shares

Prokuroria ka kërkuar sot, dënimin e ish-kreut të INUK, me 3 vjet e 6 muaj burg si dhe heqjen e së drejtës që për 3 vjet, të mos mbaj asnjë funksion publik.
Këtë kërkesë, prokuroria e bëri në seancën e sotme gjyqësore.
Zyhdi Dajti, akuzohet se ka konsumuar veprën penale të “Shpërdorimit të detyrës” në dy raste, atë të pezullimit të punimeve për zgjatimin e bulevardit të Tiranës, pavarësisht se kishte një vendim gjykate për mos i pezulluar ato; dhe prishjen me tritol të një objekti në rrugën e “Elbasanit”, të parën ndërtesë të hedhur në erë me tritol nga Inspektoriati Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, ndonëse ajo ishte me leje.
Aktualisht, pasi dha dorëheqjen si kryeinspektor i Inspektoriatit Ndërtimor Urbanistik Kombëtar, Zyhdi Dajti, mban detyrën e drejtorit të Forcave të Sigurisë të Autoritetit Portual Durrës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY