Nishani diskuton ligjin “Për Arsimin e Lartë”: Qëndroj larg debatiti politik, do...

Nishani diskuton ligjin “Për Arsimin e Lartë”: Qëndroj larg debatiti politik, do interpretoj Kushtetutën

69
0
Shares

Presidenti i Republikës, Bujar Nishani po zhvillon sot një takim konsultativ me aktorë  të sistemit universitar lidhur me ligjin “Për Arsimin e Lartë”. Në diskutimin që po mbahet në ambientet e Presidencës me akademikë dhe profesorë,  Presidenti Nishani tha se kjo tryezë është thirrur pas ankesave për ligjin.
Z. Nishani u shpreh se për firmosjen ose jo të ligjit që u miratua javën që shkoi, do të dshironte ta konsultonte me palët e interesuara. Presidenti tha se është jashtë debatit politik, por ai do të inetrpretojë Kushtetutën.
“Nisur nga sensibiliteti që ka pasur ligji në ambientin akademik dhe studentor përpara se të shprehem përmes dekretit duke qendruar jashtë debatit politik që mund të përfshijë qoftë legjislativin, qoftë ekzekutivin, si President duke marrë përgjegjësi, pasi Kushtetuta ku dy elementë ligjorë, e drejta për arsim dhe autonomia e institucioneve të arsimit të lartë, element të të Drejtave Themelore Kushtetuese të mbrojtura nga Kushtetuta. Duke ju thënë se në lidhje me autonominë ka një elauborim përmes një vendimi të gjykatës dhe duke nënvizuar që Presidenti është interpretuesi i parë i Kushtetutës, është në detyrën dhe përgjegjësitë, në frymën e Kushtetutës për të garantuar liritë dhe të drejtat bazë, ku e drejta për arsim përbën një nga elementët bazë të së drejtës së shtetasve shqiptarë. Në këtë frymë do doja të merrja mendimin dhe gjykimin tuaj”- u shpreh Presidenti.
Ligji “Për arsimin e Lartë” ka hasur në kundërshtime të forta nga aktorët universitarë por edhe opozita, të cilët i kanë kërkuar Presidentit të mos dekretojë ligjin që sipas tyre është antikushtetues.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY