Jeta sociale mes moshës 20 e 30 vjeç, sekret për jetëgjatësinë

Jeta sociale mes moshës 20 e 30 vjeç, sekret për jetëgjatësinë

114
0
Shares

Jeta juaj sociale në moshën 20 vjeçare dhe marrëdhëniet e ngurta që iu krijoni vite më pas,  në moshën 30 vjeçare,  janë faktorë të rëndësishëm në mirëqënien tuaj në jetë. Këtë  e konstaton hulumtimi i “Rochester University” në Amerikë, i pasqyruar në “The Huffington Post.
Dihet tashmë që lidhjet sociale janë të rëndësishme në jetën e njeriut, por ky hulumtim thekson se jeta sociale mes moshën 20-vjeçare e asaj 30-vjeçare është shumë e rëndësishme për jetëgjatësinë e njeriut . “Njerëzit me lidhje të rëndë sociale karaktrizohen nga rritje të rrezikut për vdekje të parakohshmese , ndërsa njerëzit që kanë marrëdhënie cilësore shoqërore raportuan nivele të larta shoqërore”-  tha Cheryl Carmichael, e cili ka kryer hulumtimin. “Të paturit e  pak lidhjeve shoqërore është ekuivalente me përdorimin e duhanit, dhe ky është një rrezik më i lartë se rreziku që u kanoset në këtë drejtim atyre  që pinë sasi të tepërta të alkoolit, apo që vuajnë nga obeziteti”, vuri në dukje ajo.
sociale 2Studimi i ri tregon se ndërveprimet e shpeshta sociale në të 20-tat tona na ndihmojnë  të kuptojmë se kush jemi ne. Rreth kësaj moshe ne takojmë njerëz me prejardhje, mendime dhe vlerat që janë të ndryshme nga e jona, dhe ne mësojmë se si të menaxhojnë më mirë këto dallime”, -tha Carmichael në një njoftim për shtyp.
Studimi gjeti gjithashtu që personat që kanë  marrëdhëniet  shoqërore aktive në moshën  20-vjeçare,  nuk kanë gjithmonë marrëdhënie cilësore edhë  në moshën 30-vjeçare. Por, studimi vuri në dukje se me kalimin e viteve lidhjet sociale bëhen më të domosdoshme e duhen ruajtur.
sociale 3“Miqësitë e  forta kanë qenë të mirëdokumentuar si një kontribues për një jetë të lumtur. Bashkëveprimi me më shumë njerëz, madje edhe rastësor u  jep njerëzve një ndjenjë të përkatësisë dhe i bën ata të ndjehen më të lumtur”- shprehen studiuesit.
Nga ana tjetër ato theksojnë se jo të gjitha miqësitë  mund të jenë të  mira për shëndetin tuaj. Studimet kanë  gjetur se ndikimi i ambjentit shoqëror tek njeriu është i lartë, e duket se shumë vlera apo vese të jenë “ngjitëse”. Studimi sugjeron që të krijojmë sa më shumë lidhje sociale, por me njerëz të cilët gjejmë të përbashkëta, pasi disa lidhje shoqërore mund të jenë të dëmshme për njeriun. Si përfundim, studimi pranon që lidhjet sociale e bëjnë jetën e njeriut më të lumtur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY