Është ndarë nga jeta Bobbi Kristina Brown, vajza e këngëtares së famshme Whitney Huston dhe muzikantit Bobby Brown. Ajo vdiq në moshën 22-vjeçare, pas qëndrimit në koma që në 31 janar pasi u gjet pa ndjenja në vaskën e shtëpisë së saj. Lajmin e bëri të ditur një përfaqësuese e familjes, Kristen Foster, e cila tha se Bobbi Kristina vdiq të dielën e rrethuar nga familja e saj dhe ishte “më në fund në paqe në krahët e Perëndisë”.
Në janar, policia tha se 22 vjeçarja Brown u gjet me fytyrë të kthyer poshtë në ujin e vaskës, në shtëpinë në periferi të Atlanta, ku ajo jetonte me bashkëshortin Nick Gordon. Raport i policisë e përshkroi incidentin si “mbytje”.
Në kohën kur ndodhi ngjarja, Gordon tha se shërbimet e emergjencës erdhën në momentin kur ajo nuk po merrte më frymë dhe filloi të mos i rrihte më pulsi. Brown ishte vendosur në një koma mjekësore të detyruar dhe merrte frymë me ndihmën e një ventilatori mjekësor. Një muaj më parë ajo u zhvendos në një bujtinë Duluth, Gjeorgji pasi gjendja e saj u përkeqësua.
Brown ishte fëmija i vetëm i Whitney Houston dhe këngëtarit të R & B, Bobby Brown. Vetë këngëtarja e madhe botërore, Whitney Houston, u gjet e vdekur nga mbidoza në një banjë hoteli në Los Anxhelos në vitin 2012.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/