Supermodelja seksi, Nina Agdal, është njëra nga modelet më të kërkuara për veshjet intime. Por, ajo thotë se bukurisë po ia sheh paksa sherrin, pasi meshkujt po kanë frikë që t’i afrohen, prandaj e ka të vështirë të gjejë të dashur.
Kur është pyetur se si është gjendja e statusit të saj në dashuri, ajo është përgjigjur, “Aspak e mirë. Mund të them se është dëshpëruese. Nuk e kam aspak problem që të joshi kreatorë dhe shtëpi të modës, ndërsa kur bëhet fjalë për joshjen e meshkujve, nuk kam aspak fat. Ata sikur kanë frikë nga unë dhe as që më afrohen. Vërtet është një habi e madhe”.
Ajo thotë se për shkak të angazhimeve të shumta në modelim dhe faktit se duhet të udhëtojë nëpër vende të ndryshme të botës, e ka shumë të vështirë që të ketë një lidhje dashurie të qëndrueshme.
“Të shumtën e kohës jam duke udhëtuar nga një vend në një vend tjetër. Kjo e vështirëson shumë mundësinë që të kem një lidhje të qëndrueshme dashurie. Edhe përkundër përpjekjeve që bëj që të jem sa më shumë me të dashurin, në fund kjo rezulton me ndarje”, ka deklaruar ajo, për ta pranuar se janë të dashurit ata që e braktisin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/