Shkaqet e grindjes së çifteve gjatë pushimeve

Shkaqet e grindjes së çifteve gjatë pushimeve

64
0
Shares

Ka shumë arsye pse çiftet grinden gjatë pushimeve. Kjo është periudha pse është edhe më e rëndësishme për të bërë një përpjekje për të bërë lidhjen tuaj prioritet  në këtë kohë të vitit.

Konsumimi i shumtë i alkoolit
Atmosfera e pushimeve ndikon shumë në konsumimin e tepërt të alkoolit, madje ka raste kur pirja e birrës, verës, apo e pijeve të tjera, shndërrohet në një “konkurs” apo “garë” me fitues atë më të dehurin! Në këto kushte, grindja mes çifteve është “pas shpine”!

Argëtimi në bar nën shoqëri të mirë
Një gjë është kalimi i pak orëve me miqtë larg partneres gjatë pushimeve dhe një gjë tjetër është koha e kaluar me një grup të panjohur njerëzish, por me shumë humor, e për më tepër me vajza apo djem shumë të bukur! Padyshim se një situatë e tillë do të shkaktonte xhelozi mes çiftit e për rrjedhojë, edhe grindje!

Shpenzimi i parave në mënyrë të pakontrolluar
Është më mirë që para se të niseni me pushime, të llogarisni një buxhet të caktuar për t’u respektuar nga të dyja palët. Sepse përndryshe, shpenzimi i parave në mënyrë të pakontrolluar, do të bëhej shkak për grindje, e veçanërisht nëse një nga të dy shpenzimet i bën vetëm.

Vështrimi i të tjerave
Që sytë e mashkullit kanë tendencë të shikojnë femra të ndryshme, kjo është një gjë e cila dihet, por problemi fillon kur ai kapet në flagrancë nga sytë e partneres. Ka shumë mundësi që në këtë rast pushimet të marrin fund.

Ankesat
Ka nga ato çifte të cilët nuk e “flenë” mendjen as kur janë me pushime duke “përfituar” nga rasti e duke shpërthyer me ankesa të papara, shkruan gazeta-shqip. Për punën, familjen e deri te miqtë…asgjë nuk mund ta ndalë partnerin apo partneren e pakënaqur!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY