Arroganca e Ramës dhe Metës, i refuzojnë Nishanit qëndrimin në rezidencat e...

Arroganca e Ramës dhe Metës, i refuzojnë Nishanit qëndrimin në rezidencat e Dhërmiut e Vlorës

53
0
Shares

Kryeministri Edi Rama dhe kryeparlamentari Ilir Meta, me sjellje prej arrogantësh dhe abuzuesish me pushtetin, kanë zgjedhur të marrin peng për gjithë sezonin e verës, rezidencat qeveritare në Dhërmi e Vlorë, duke privuar nga e drejta për të pushuar në këto rezidenca, Presidentin Bujar Nishani.
Mësohet se nga drejtoria e shërbimeve qeveritare kreut të shtetit i është refuzuar mundësia për të qëndruar ne rezidencat qeveritare.
Me një shkresë zyrtare kjo drejtori, i është drejtuar kabinetit të Presidentit të Republikës se as në rezidencën qeveritare të Vlorës dhe as në atë të Dhërmiut, Presidenti i Republikës nuk mund të shkojë, pasi këto dy rezidenca janë pronotuar për gjithë sezonin veror nga Kryeministri Rama dhe kreu i Kuvendit  Meta.
Vendimi absurd, që anash kalon kreun e shtetit edhe nga e drejta për të qëndruar në rezidencat shtetërore, një detyrim ky edhe për shkaqe sigurie, bëhet për herë të parë këtë sezon veror. Pasi çdo President i mëparshëm, ka pasur mundësinë e përzgjedhjes i pari të kohës së qëndrimit në rezidencat qeveritare, pastaj krerët e tjerë të shtetit.
Presidenti Bujar Nishani nuk ka dashur ta komentojë këtë vendim të Drejtorisë së Shërbimeve Qeveritare që ndalon vetë kreun e shtetit të qëndrojë në rezidencat shtetërore, por po e ndan kohën mes zyrës dhe plazhit në hotelin familjar në zonën shumë të bukur dhe të mbushur me turistë të Ranës së Hedhun në Shëngjin.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY