Partia Demokratike ka ngritur një grup pune për të analizuar projektligjin e qeverisë për pronat. Në një deklaratë për mediat, deputetja Jorida Tabaku tha se qeveria po bën një zhvlerësim i pronës dhe mbyllje pa zgjidhje të saj. Pavarësisht kundërshtimeve që ka shprehur PD ndaj këtij projektligji, ajo ka sjellë edhe alternativën e saj se si mund të zgjidhet çështja e pronave. Përmes grupit të punës por edhe konsultimeve që do të kryhen, PD jo vetëm do të kundërshtojë draftin e propozuar nga qeveria për pronat, por do të sjellë një qasje alternative se si ky projektligj të vijë në rrugë kushtetuese. Tabaku u shpreh se një nga kushtet e integrimit ne BE ëshët zgjidhja e çështjes së pronave, dhe një nga kërkesat e vazhdueshme të BE ka qenë rritja e fondit të kompesimit fizik dhe financiar, por sipas saj qeveria ka bërë të kundërtën këto dy vite të qeverisjes.
Znj. Tabaku shprehu ndjesë për moszgjidhjen e kësaj çështjeje gjatë dy mandateve të qeverisëse të PD.
Në daljen e saj për mediat, në emër të opozitës, Tabaku paralajmëroi se destinacioni final i kësaj reforme është Gjykata Kushtetuese, nëse qeveria nuk tërhiqet nga drafti fillestar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/