Janë personazhe të famshëm, por janë kapur duke vjedhur. Sipas mjekëve, mungesën e eksitimit, këta persona e gjejnë duke vjedhur nga raftet e dyqaneve të ndryshme apo klubeve të natës. Ja lista e disa prej personaliteteve të famshëm që kanë vjedhur ndër vite:
Aktorja Megan Fox për shkak të një shkëlqyesi për buzë i cili kushtonte 7 dollarë, ka fituar ndalesën e përjetshme për të hyrë në dyqanet “Walmart”.
Britney Spears ka shënuar numrin më të madh të vjedhjeve, sepse është mësuar të veshë rroba dhe të largohet pa paguar. Kështu, ajo ëshët larguar nga një butik me një bluzë 200 dollarësh, në një pompë benzine ka vjedhur një shkrepse, ndërsa në një seksshop, një parukë.
Lindsay Lohan e pëlqen të vjedhë stoli të shtrenjta, peliçe, syze dielli, ndërsa në koleksionin e saj, ka përfshirë edhe orë dore. Pikërisht për këto vjedhje, ajo është dënuar me 120 ditë burg dhe 480 orë punë vullnetare.
Paris Hilton “nuk ka para të mjaftueshme”, prandaj vjedh nëpër klube nate. Pas vizitave të saj, zhduken stolitë, palltot dhe çantat, ndërsa në një rast kishte lutur truprojën që t’i marrë një palë këpucë që i pëlqenin, t’i vendosë nën pallto dhe të dalë jashtë.
Winona Ryder ka përfunduar me dënim me burg me kusht dhe qindra orë punë vullnetare. Atë e kishin kapur duke u munduar të vjedhë artikuj të ndryshëm në vlerë 5650 dollarë nga dyqani “Saks Fifth Avenue” në Beverli Hills.
Dustin Hoffman e ka pranuar se e ka zakon që të vjedhë suvenire nga hotelet ku qëndron.
Reperi DMX kishte plaçkitur 3200 dollarë nga një pompë benzine.
Tila Tequila është larg nga një damë e vërtetë dhe këtë e ka konfirmuar kur nga një dyqan kishte vendosur të vjedhë një qese me çipsa dhe një pako me çamçakëz. Kur e kanë kapur, ka thënë se ka qenë tepër e uritur dhe nuk ka mundur të durojë, por prapë nuk i kishte paguar ato.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/