Një grua tentoi të kalonte të kalonte 5.8 kg kokainë nga Meksika për në SHBA duke flirtuar me policët kufitarë. Duke u përpjekur të kalonte lëndën narkotike në kufirin në Lukeville,Arizona me makinën e saj të tipit Mercedez Benz 2006 gold, Anett Pikula shfaqi dyshim me sjelljen e saj tek policët gjatë kontollit të parë.
Kështu, ata vendosën ta kontrollojnë edhe një herë makinën nga ku gjetën 5.8 kg kokainë me vlerën e 134 mijë dollarëve.Droga ishte e fshehur në pjesën anësore të makinës.
Anett Pikula u arrestua nga forcat policore, të cilët i konfiskuan makinën dhe drogën, ndërsa pasagjeri që udhëtonte me të u la i lirë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/