Kryeministri Rama ka shtruar një darkë për deputetët socialistë në mbyllje të sesionit parlamentar. Darka është organizuar në një kompleks turistik në Surrel, një nga vendet e frekuentuara nga Kryeministri Edi Rama, raporton gazeta “Panorama”.
Kreu i qeverisë kishte lajmëruar deputetët e tij për në orën 20:00 për të qenë në kompleksin ku do të zhvillohej darka, por për shkak se votimi i marrëveshjeve në Parlament zgjati deri në orën 20:30, deputetët u grumbulluan në Surrel rreth orës 21:00.
Mësohet se në darkë ka munguar deputeti socialist Ben Blushi, i cili ka debatuar ashpër me Kryeministrin Rama në mbledhjen e një jave më parë në Asamblenë Kombëtare për mandatin e skaduar të kryetarit të partisë.
Të ftuar mësohet të kenë qenë dhe ministrat socialistë të kabinetit qeveritar, por jo ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/