Sportistja e parë shqiptare e “bodybuilding”: Theva një tabu në Shqipëri

Sportistja e parë shqiptare e “bodybuilding”: Theva një tabu në Shqipëri

154
0
Shares

Dorina Mema, sportistja e parë shqiptare e “bodybuilding”, duket se po jeton momentet më të mira të jetës. Ajo tregon pasionin dhe përkushtimin e saj ndaj këtij sporti. Si sportistja e parë nga Shqipëria që ushtron “bodybuilding”, ajo shprehet se është realizimi i një prej ëndrrave të fëmijërisë time dhe hapja e një dere të bardhë për brezin e ri.
Me këtë sport, sipas saj, ajo theu një tabu: “theva një tabu në një vend paragjykues e fanatik, patriarkal”.
Dorina Mema fitoi vendin e parë në kampionatin Botëror “Wabba Internacional”, ku konkurruan 23 shtete pjesëmarrëse. Në tetor të këtij viti, ajo do të jetë anëtare jurie dhe organizatore në kampionatin Miss&Mister Universe në Pallatin e Kongreseve të organizuar nga “Wabba Internacional”.
Ajo thotë se për të mbajtur trupin në formë si sportiste“bodybuilding”,  ajo mban një regjim ekstrem ushqimor dhe ushtrohet dy orë çdo ditë. E pyetur për paragjykimet ndaj saj, ajo shprehet: Paragjykojnë ata njerëz që s’kanë informacion, mos harrojmë që vijmë nga një sistem diktatorial. Marr shumë po shumë mesazhe në “Facebook” nga njerëzit. Mundohem t’ua kthej të gjithëve pasi të gjithë më japin mbështetje, besim e respekt të madh. Djemtë e rinj janë ata që më shkruajnë më tepër dhe më shikojnë si frymëzimin e tyre.
Sportistja Dorina Mema, ështëe divorcuar dhe nënë e një vajze. Ajo thotë, se pavarësisht se është një nënë singëll, po e shijon vetminë maksimalisht duke iu përkushtuar vajzës së saj 24 orë.
Këshilla e saj për një trup të shëndetshëm është kontrolli ushqimor, raporti karbohidrat-proteinë, dhe kardio e përditshme.

 

 

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY