Shkëlzen Berisha: Saimir Tahiri, shegerti i Durim Bamit, burgos qytetaret për gjobat...

Shkëlzen Berisha: Saimir Tahiri, shegerti i Durim Bamit, burgos qytetaret për gjobat që vetë nuk i paguan

61
0
Shares

“Sot ne parlament Sajmir Tahiri pyeti perse nuk i jam drejtuar prokurorise per shpifjet e tij ?? Pra sipas ministrit te brendshem ne vend te tij, duhet te shkoj une ne prokurori dhe te sqaroj prokurorine per shpifjet e vete ministrit.
Sado absurde e qesharake te duket nje ftese e tille, ajo vjen ne harmoni te plote me mentalitetin e nje ministri qe takon skutave e zyrave te akuzuar per vrasje, e me pas “harron” qe “rrefimet” e tyre per te vrare deputete, ti denoncoje ne prokurori, njelloj sic “harronte” me muaj neper sirtaret e policise, letrat e interpolit qe shpallnin ne kerkim nderkombetar, kolegun e tij, Frrokun e vogel.
capture_copy_6Pavaresisht kesaj ne respekt te opinionit kam bere qe prej 3 vjetesh pikerisht ate qe kerkon shegerti i Bamit. I jam drejtuar gjykates per t’i dhene mundesine, dje si deputet, e sot si minister i brendshem te vertetoje shpifjet e veta, por ka deshtuar si dje ne opozite ashtu dhe ne pushtet.
Prandaj sot eshte jovetem i denuar per SHPIFJE me vendim gjykate te formes se prere, por dhe i vetmi minister ne Europe qe shkel ligjin, duke refuzuar te zbatoje vendimin e saj per te paguar demshperblimin.
Thene ndryshe ministri qe burgos qytetaret se nuk paguajne gjobat, vete nuk zbaton vendimin e gjykates”.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY