Kanë qenë të çuditshme mjetet që kanë përdorur maturantët për të drejtuar në mbrëmjen e tyre të maturës. Në disa raste, maturantët kanë zgjedhur përveç makinave luksoze të cilat janë kthyer tashmë në traditë nga të rinjtë, edhe mjete të tjera të ndryshme siç ishte rasti i maturantit nga Gramshi me gomar. Këtë herë, maturanti nga Këlcyra ka zgjedhur të drejtojë një autokombajnë në mbrëmjen e tij maturës. Përtej klasit të tyre ku dallohen veshjet mjaft elegante, të rinjtë gjithnjë e më shumë po sjellin risi gazmore në mënyrën se si ata zgjedhin të festojnë mbrëmjen e maturës.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/