Moszbatimi i ligjit në Shqipëri, eksperti Ismet Elezi: Korrupsioni, shkak kryesor

Moszbatimi i ligjit në Shqipëri, eksperti Ismet Elezi: Korrupsioni, shkak kryesor

134
0
Shares

Moszbatimi i ligjeve është një problem që shqetëson shtetin shqiptar dhe qytetarët. Shqetësimi ngrihet nga një prej personaliteteve e jurisprudencës në vend, Ismet Elezi, i cili, në një takim me audituesit e Kontrollit të Lartë të Shtetit, tha se shkak kryesor për moszbatmin e ligjeve është korrupsioni.
“Moszbatimi i ligjeve sot në Shqipëri problem që shqetëson shtetin dhe shoqërinë edhe juve më mirë se kushdo jeni dëshmitarë të saj sepse në çdo hap që bëni gjeni shkelje në moszbatimin e ligjit. Ka arsye objektive dhe subjektive veç aftësisë profesionale faktori shkatërrues është korrupsioni i cili ka hyrë në administratë dhe në sektorët e ndryshëm të ekonomisë dhe kudo edhe në drejtësi që nuk lejojnë që të zbatohen ligjet”, tha Elezi.
Ismet Elezi është një nga personalitetet e jurisprudencës me një eksperiencë 70-vjeçare.
Duke vlerësuar punën e juristëve në Shqipëri dhe veçanërisht të profesor Ismet Elezit, kreu i KLSH Bujar Leskaj u shpreh se ky institucion do të vazhdojë të minimizojë rreziqet që vijnë nga moszbatimi i ligjeve në vend.
“Për vetë atë plogështinë dhe problematikën që ka administrata Shqiptare kemi edhe raste kur nuk njihen nga paaftësia dhe në këtë drejtim ne do përpiqemi t’i minimizojmë këto risqe”, tha Leskaj.
Në takimin ku merrnin pjesë studentë dhe akademikë, Profesor Elezi bëri thirrje që ligjet të shkruhen në atë mënyrë që të sigurohet që gjejnë zbatim, të merret parasysh psikologjia e popullit shqiptar, pasi në të kundërt zbatueshmëria e tyre do të jetë e ulët.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY