Përleshje e armatosur midis anëtarëve të BDI-së në Maqedoni ka pasur sot në Kumanovë. Pas sherrit për kreun e degës së kësaj partie, mediat raportojnë se si pasojë e të shtënave ka mbetur i vdekur Xhemail Rexhepi, i njohur si komandant Shqiponja, njëri prej kandidatëve për kreun e degës s BDI-së në Kumanovë.
Në këtë incident kanë ngelur të plagosur edhe dy persona të tjerë.
Sipas gazetës Lajm, grupi ka pësuar nga përkrahës të Bajram Limanit, që para një muaji u emërua kryetar dege drejtpërdrejtë nga kryetari i BDI-së Ali Ahmeti.
Në këtë aksident lëndime më të rënda në zemër ka marrë ish-ushtari i UÇK-së, Shefki Rexhepi, i cili ka qenë bashkë me Komandant Shqiponjën.
Ai është transferuar në qendrën klinike në Shkup. Incidenti ka ndodhur në një lokal afër fakultetit të UHST-së në Kumanovë, ku Rexhepi është dashur të takohet me Bajram Limanin, që të koordinohen lidhur e zgjedhjen e kryetarit.
Në këtë incident është plagosur edhe Gani Demiri, i cili ka marrë plagë në krah dhe në shpinë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/