Kërcënimet e ISIS nuk trembin trupën izraelite, sot në TK drama “Klasa...

Kërcënimet e ISIS nuk trembin trupën izraelite, sot në TK drama “Klasa jonë”

52
0
Shares

“Klasa jonë”, një nga dramat më të debatuara izraelite, e bazuar në një histori të vërtetë, siç është djegia e 1600 hebrenjve në vitin 1941 në fshatin Jedëabne në Poloninë Lindore, pas shfaqjeve në teatro të ndryshme të botës, do të ngjitet sot në skenën e Teatrit Kombëtar më orën 20.00.
Një muaj më parë drejtori i kompanisë teatrore “Çamëri”, Noam Samel, kërkoi siguri për shfaqjen e veprës në Tiranë, nga frika e sulmeve të ISIS. Semel i kërkoi qeverisë izraelite t’i siguronte informacione mbi gjendjen e sigurisë në vendet ku do të ndalonte ky teatër mes të cilave ishte dhe Shqipëria. Shqetësimi i Semel kishte të bënte me kërcënimet e ISIS për vendet ballkanike.
Në Shqipëri, ardhja e kësaj vepre bëhet e mundur nga një bashkëpunim mes Ministrisë së Kulturës, Ministrisë së Punëve të Jashtme, dhe ambasadës së Izraelit, ambasadës amerikane dhe ambasadës hungareze.
“Klasa jonë” tregon historinë e nxënësve Hebrenj dhe Polak të një shkolle të paraluftës në një qytet të vogël. “Leksionet” e njëpasnjëshme tregojnë historitë e tyre pikëlluese të jetës, plot me urrejtje, vdekje dhe hakmarrje.
Komuniteti i nxënësve ndahet dhe në të njëjtën kohë lidhen së bashku nga kujtimi i së keqes. E shkruar në vitin 2008 nga dramaturgu polak Tadeusz Slobodzianek, vepra bazohet në historinë e masakrës që u bë ndaj 1600 hebrenjve më 10 korrik 1941, kur fqinjët e tyre katolikë polakë hynë në shtëpitë e tyre në fshatin Jedëabne dhe i vunë flakën
Një vit më parë kjo vepër fitoi çmimin e teatrit të Izraelit për vitin 2014, një çmim i rëndësishëm që jepet nga Ministria e Kulturës së këtij vendi.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY