Ligji për Turizmin është bërë “mollë sherri” sot, jo vetëm për debatet në seancën sotme plenare të Kuvendit, por deri edhe në pezullimin e diskutimin të tij, duke detyruar kreun e Kuvendit, të thërrasë konferencën e kryetarëve. Shkak është bërë, përpjekje për futjen e këtij ligji për miratim, pa u diskutuar më parë në komisionet parlamentare. Në përfundim të kësaj mbledhje, u vendos që të zhvillohet një seancë e posaçme ditën e hënë, për diskutimin e miratimin e ligjit për Turizmin.
Sipas deputetëve të Partisë Demokratike, ky projektligj nuk ishte në rendin e ditës, ndërsa ata kërkuan shtyrjen e miratimit në shtator. Gjatë fjalës së tij, ligjvënësi i PD-së, Edi Paloka pohoi se dëshmitë e kolegëve të tij janë të rreme, pasi ligji për Turizmin nuk është kaluar nen për nen.
Shtyrje të votimit të këtij projektligji ka kërkuar dhe deputeti Edmond Spaho, i cili tha se ky ligj ka nevojë për debate dhe se opozita nuk është përgatitur për diskutim.
Këmbëngulës kanë qenë deputetët e mazhorancës, për futjen e projektligjit për diskutim e miratim në seancën e sotme.
Deputeti Taulant Balla tha se kërkesa e mazhorancës është e bazuar në rregullore.
Në replikë, kreu i grupit Parlamentar të PD-së, Edi Paloka tha se nëse ky projektligj hyn në votim atëherë më mirë të dënojmë opozitën me vdekje.
Në debat është përfshirë edhe Kreut të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Gramoz Ruçi, i cili pohoi se mazhoranca nuk e ka emergjente miratimin e këtij projektligji, por është pjesë e rregullores së Kuvendit.
Pas debateve, është rënë dakord që të mblidhet konferenca e kryetarëve dhe të diskohet e vendoset për futjen në rendin e ditës të ligjit për Turizmin. Në përfundim të kësaj mbledhje, u vendos që të zhvillohet një seancë e posaçme ditën e hënë, ora 17.00, për diskutimin e miratimin e ligjit për Turizmin.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/