Në mbledhjen e grupit parlamentar të opozitës, kreu i saj Lulzim Basha akuzoi qeverinë për fshehjen e kërkesës për ekstradim të deputetit Mark Frroku.
“Fshehja e kërkesës së Interpolit për deputetin e Ramës, është normale sipas tij. Normale është edhe lirimi i vëllait të tij për të bërë fushatë për dhe me Edi Ramën, për t’u lënë më pas të largohet në drejtim të paditur një ditë para se gjykata ta dënonte me burgim të përjetshëm”.
Gjihashtu, Basha akuzoi qeverinë për zvarritjen e nismës për dekriminalizimin e politikës për shakak se qeveria është e lidhur me krimin. “Pa dekriminalizimin e politikës nuk mund të ketë të ardhme evropiane. Dyshja Rama-Meta kandidoi në zgjedhjet lokale elementë të inkriminuar, prandaj vijuan me zvarritjet e tyre”, tha Basha.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/