SHËNIM I DRONIT/Debati mes gazetarëve afër Bashës, betejë për influenca ndërmarrjesh në...

SHËNIM I DRONIT/Debati mes gazetarëve afër Bashës, betejë për influenca ndërmarrjesh në PD

88
0
Shares

Prej disa ditësh në disa nga mediat afër opozitës si të reja edhe ato me pak të reja ka nisur një debat lidhur me të ardhmen e PD-së, rolin e Bashës dhe Berishës në PD, etj.
Komentuesi i Mapo-s Alfred Lela është përfshirë në debat me ish-drejtuesin e emisionit debat në UTV, Çim Peka.
Kushdo mund t’i lexoj komentet dhe ndërkohë mund të kuptojë se më shumë se shqetësim i tyre për PD-në është beteje për influenca në PD.
Që të influencosh një parti të madhe si PD apo të bësh përpjekje për një gjë të tillë është normale, por që ta kthesh në çështje të ditës për të tjerët, një çështje personale të dy ndërmarrjeve, ky është egoizëm.
Ndërkaq jashtë këtij qerthulli nuk është as vetë PD e cila ushqen herë me influenca të qarta e herë të fshehta grupe të ndryshme interesi, duke lënë jashtë skemës apo zbehur objektivat madhore të saj. Historia opozitare e PD-së shkëlqen më shumë se ajo e pushtetit. Dhe një ndër burimet e këtij shkëlqimi (jo Çimi dhe Çili) janë njerëzit që nuk furnizohen prej PD-së për tu bërë politikanë, gazetarë apo njerëz publike, por furnizojnë PD me të mira dhe kontribute prodhuar nga vetja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY