Një studim i bërë nga kompania që merret me shitjen e produkteve koametike, “Avaj”, zbulon se femrat nuk janë ato që shihen më shpesh në pasqyrë. Sipas studimit, ku morën pjesë 1000 britanikë, rezulton se janë meshkujt ata që shihen mesatarisht 23 herë gjatë ditës në pasqyrë, kundrejt femrave që shihen 16 herë. Meshkujt ndryshojnë nga femrat edhe nga mënyra se si e shohin veten. Studimi tregon se meshkujt kanë prirje të shohin ato pjesë të trupit për të cilat ata ndihen krenarë, ndërsa femrat, priren të shohin ato pjesë për të cilat ato ndihen të turpëruara. Ndër 1000 personat e përfshirë në studim, rreth 76% e meshkujve shiheshin në pasqyrë për të admiruar pjesën e duarve dhe gjoksit, ndërsa me radhë vijnë këmbët, buzëqeshja, sytë dhe flokët.
Po ashtu, nga studimi dle se rreth 11% e meshkujve shikohen në pasqyre mbi 30 herë në ditë, ndërsa 82% prej tyre mendojnë që të dukesh mirë, është çelësi për të arritur atë që dëshiron. Po ashtu, rreth 67% e meshkujve shprehën se kanë tre ose më shumë produkte kozmetike, ndërsa 34% u treguan të sinqertë kur u shprehën se përdorin produkte kozmetike të një anëtari të familjes ose një shoku.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/