Lufta brenda llojit është dëshmuar edhe tek delfinët, që cilësohen si specie të buta. Kjo raportohet nga BBC, ku një grup studiuesish kanë parë lindjen e një delfini në habitatin e tij natyral, por më pas ai është sulmuar nga dy meshkuj të rritur. Ky fenomen, i quajtur infanticide (apo vrasja e foshnjave), është i zakonshëm tek specie të ndryshme si psh tek luanët apo majmunët.
Edhe pse delfinët njihen si kafshë të buta, fenomeni i luftës brenda llojit ndodh rrallë edhe tek ata. Rasti kur delfini sulmohet nga i njëjti lloj ka ndodhur tek delfinët turishkurtër të cilët janë specie të rrezikuar dhe është raportuar nga Skenctarët e Marinës së Gjitarëve.
Studiuesit që u bënë dëshmitarë i kësaj ngjarje, rastësisht pikasën një delfin femër duke lindur këlyshin e saj të vogël, dhe krejt papritur nisi dhe sulmi i delfinëve të rritur, të cilët për orë të tëra sulmuan fizikisht këlyshin dhe nënën që përpiqej t’a shpëtonte duke e nxjerrë jashtë ujit që të merrte frymë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/