Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia drejt falimentimit!

Kroacia, Mali i Zi dhe Maqedonia drejt falimentimit!

71
0
Shares

Ekspertët nga Qendra për Kërkime mbi globalizimin nga Kanada thonë se nuk është vetëm Greqia shteti që po kalon kohëra të vështira ekonomike.
Opinioni botëror me javë është fokusuar në krizën dramatike ekonomike në Greqi, por duke lënë pas dore faktin se, pavarësisht nga ky vend në jug të Evropës, falimentimi sa nuk ka goditur ende edhe 24 vende të tjera, duke përfshirë edhe Maqedoninë, Kroacinë dhe Malin e Zi, përcjell tetovasot.
Këtë e tregon analiza e fundit e OJQ-kanadeze, Qendra për Kërkime mbi globalizimin në Quebec, ekspertët e të cilit kanë paralajmëruar se shuma e borxhit të të gjitha ekonomive në Tokë nga PBB (Prodhimi i Brendshëm Bruto) arriti një rekord historik prej 286 për qind. Kjo, sipas tyre, do të thotë se çdo qytetar i planetit tonë në këtë moment ka borxh prej 28,000 dollarë.
Ndërsa, pothuajse gjysma e totalit të popullsisë në botë çdo ditë jeton me më pak se 10 dollarë, është e qartë se ky borxh nuk do të paguhet, dhe çfarë situate do t’i pret vendet më të rrezikuara, do të kuptohet në disa vjet, thonë analistët kanadez.

Sipas ekspertëve kanadeze, këta janë vendet ekonomitë e të cilave u kanoset kolapsi i plotë:
– Armenia
– Belize
– Kosta Rika
– Kroacia
– Qipro
– Republika Dominikanë
– El Salvador
– Gambia
– Greqia
– Grenada
– Irlandë
– Xhamajka
– Liban
– Maqedonia
– Ishujt Marshall
– Mali i Zi
– Portugalia
– Spanjë
– Sri Lanka
– Shën Vincenti dhe Grenadinet
– Tunizia
– Ukraina
– Sudan
– Zimbabve

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY