Basha: Ligjin “Për Arsimin e Lartë” do ta çojmë në Kushtetuese

Basha: Ligjin “Për Arsimin e Lartë” do ta çojmë në Kushtetuese

62
0
Shares

Partia Demokratike paralajmëroi se do të kundërshtojë ligjin për arsimin e lartë deri në Gjykatën Kushtetuese. Kreu i saj, Basha u shpreh : “Ne do të marrim një aksion të gjerë informimi dhe ndërgjegjësimi të çdokujt, sesi hidhen në kosh të plehrave përpjekjet e mijëra gjimnazistëve? Si goditen të zotët, të aftët? Si stimulohen të paaftët? Çfarë do të thotë kjo për studentët? Një fushatë ndërgjegjësuese që nis sot e do të vazhdojë. Së dyti Partia Demokratike do të ndërmarrë një aksion masiv institucional, që nga Presidenti e deri tek Gjykata Kushtetuese, ku opozita do të jetë në krah të studentëve dhe pedagogëve që kanë të drejtë”.
Në deklaratën për mediat, Basha këmbënguli për qëndrimin kundër të opozitës ndaj ligjit për arsimin e lartë, që sipas tij është votuar nga deputetë pa diplomë, , me diploma të rreme dhe me rekorde kriminale. Po ashtu, Basha u shpreh se ligji shkatërron cilësinë përmes shkatërrimit të autonomisë me një qëllim të vetëm; vënien nën kontroll të pedagogëve.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY