Gjykata e Strasburgut detyron Italinë të legalizojë martesat gay

Gjykata e Strasburgut detyron Italinë të legalizojë martesat gay

59
0
Shares

Gjykata e Strasburgut ka dënuar sot Italinë sepse nuk ka legalizuar ende martesat ndërmjet personave homoseksualë. Kështu, sipas argumentit të Gjykatës së Strasburgut Italia po dhunon të drejtën e respektit për jetën familjare. Sipas Gjykatësve Europianë, në çiftet homoseksuale që kanë një marrëdhënie të qëndrueshme dhe jetojnë një jetë të përbashkët familjare, duhet të aplikohet neni 8 i Kushtetutës Europiane për të drejtat e njeriut.
Në itali, martesat e çifteve gay, njihen simbolikisht vetëm në disa komuna, duke mos i dhënë asnjë të drejtë personave që ndodhen në një lidhje të tillë.
Vendimi për të dënuar Italinë, vjen pas ankesave të tre çifteve italiane që gjatë vitit 2008-2011 kanë kërkuar nga autoritet italiane legalizimn e lidhjeve të tyre duke marrë gjitmonë një përgjigje negative.
Megjithatë, vendimi i Gjykatës së Strasburgut nuk është përfundimtar pasi Italia ka të drejtë që brenda 3 muajve mund të paraqes rikursin e vendimit përballë “Dhomës së Madhe” të Gjykatës së Straburgut, e cila mund të vendos rihapjen e çështjes.
Pavarësisht kundërshtimeve të deritanishme ndaj martesave gay, edhe Italia do të jetë një ndër shtetet që do t’i legalizojë ato. Të paktën kështu ka deklaruar Kryeministri Renzi,  se brenda vitit Italia do të adoptoj ligjin për lidhjet civile mes personave me të njëjtin seks.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY