Mazhoranca qeverisëse duket e vendosur e vendosur për rrëmbimin e kompetencave Presidentit për Forcat e Armatosura. Pas shuplakës së Gjykatës Kushtetuese, dhe shfuqizimit prej saj të ligjit “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë, si edhe; Pezullimin e zbatimit të ligjit “Për karrierën ushtarake në forcat e armatosura në Republikën e Shqipërisë”, mazhoranca prezanton një tjetër projekt ligj, këtë herë për autoritetet e komandimit në FA.
Diskutimi i këtij projektligji është pasuar me debate, në përfundim të të cilave, Komisioni i Ligjeve e ka miratuar vetëm me votat e shumicës atë.
Gjatë diskutimit në komision, Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi tha se ndryshimet reflektojnë vendimin e Kushtetueses, e cila i ka kthyer kompetencat Presidentit. Por nga ana tjetër deputeti i PD-së, Eduard Halimi tha se ligji nuk reflekton vendimin e Kushtetueses duke kërkuar që të merret opinioni i Presidentit.
Kundër projektligjit është shprehur edhe deputeti socialist, Ish-ministri i Mbrojtjes, Pandeli Majko.
Debatet në Komisionin e Ligjeve
Petro Koçi: Ndryshimet reflektojnë vendimin e Kushtetueses
Eduard Halimi: I keni marrë mendimin Presidentit për draftin e ri
Petro Koçi: Ne respektojmë vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Nuk është në procedurë konsultimi me presidentin
Eduard Halimi: T’i marrim mendim Presidentit të Republikës
Eduard Halimi: Ligji nuk reflekton vendimin e Gjykatës Kushtetuese
Pandeli Majko: Kam qenë një nga njerëzit që nuk e kam votuar ligjin. Vendimet e gjykatës, nuk konsultohen por zbatohen
Për më shumë mund të lexoni edhe …
/web/Kushtetuesja_shuplake_tjeter_qeverise_rrezon_pjese_te_Ligjit_per_Forcat_e_Armatosura_1141_1.php
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/