Sot hapen bankat në Greqi, qytetarët jo më shumë se 420 euro...

Sot hapen bankat në Greqi, qytetarët jo më shumë se 420 euro në javë

70
0
Shares

Bankat greke u hapën sot, pas tre javësh të mbyllura për shkak të krizës që lidhej me bisedimet për borxhin publik. Pavarësisht se bankat janë hapur, ka kufizime lidhur me transfertat e parave. Kështu, kufiri i tëheqjes së  parave, nga ditor tashmë i kthyer në javor, është jo më shumë se 420 euro. Nëse më parë njerëzit ishin të detyruar të rrinin çdo ditë në radhë në bankomate për të tërhequr para, tashmë ata mund t’i tërheqin njëherë në javë pa shkaktuar radhë ta gjata.
Megjithatë, qeveria greke ka parashikuar kufizime të tjera që mbeten ende në fuqi , e që kanë të bëjnë me bllokimin e trasfertave jashtë shtetit grek, si edhe rritjen e çmimeve për shkak të rritjes së TVSH-së me 13% në 23%, rritje kjo e kërkuar si kusht nga kreditorët, në kuadër të disa reformave që Greqia duhej të përmbushte për të firmosur marrëveshjen me Eurozonën.

 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY