Kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama ishte i ftuar sot nw mëngjes, në emisionin “Agora Estate” në televizionin italian Rai 3.
Kreu i qeverisë tha se synimi i Shqipërisë është të jetë pjesë e Bashkimit Evropian.
“Disa duan të dalin, ne duam të jemi pjesë e kësaj kulture. Do të flas për Shqipërinë që ndryshon përditë”, tha Rama.
“Duam të hyjmë me çdo kusht në Bashkimin Evropian, kjo mbetet ëndrra jonë”, tha Rama.
Edhe pse i ndërgjegjshëm se rruga drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian nuk është e lehtë, kreu i qeverisë shqiptare u shpreh se, “Vazhdojmë të besojmë në këtë projekt të madh”.
Ndërsa pyetjes së gazetares për eksodin e vitit 1991 Rama iu përgjigj se kjo ngjarje ka ndodhur shumw vite më parë , ndërsa në ditët e sotme situata është krejt ndryshe.
“Italia e ka harruar kohën kur gjyshërit e saj shkonin në Amerikë”, u shpreh Rama.
Shqipëria dhe Italia janë dy vende fqinje me marrëdhënie historike mes tyre, e ku pika më e fortë ndërlidhëse janë emigrantët.
“Janë rreth 40 mijë shqiptarë që sot paguajnë taksa në Itali”, theksoi kreu i qeverisë shqiptare Edi Rama.
Ashtu sikundër nuk la pa përmendur edhe sipërmarrësit e shumtë italianë që kanë zgjedhur vendin tonë për të bërë biznes, duke pasur në favor të tyre taksat e ulëta dhe forcën e lirë të punës.
I pyetur për korrupsionin, shefi i qeverisë shqiptare ka vlerësuar se, “tek evazioni fiskal qëndron pasuria që humbet çdo ditë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/