Demi Moore në shok total pas gjetjes së 21-vjeçarit të mbytur në...

Demi Moore në shok total pas gjetjes së 21-vjeçarit të mbytur në pishinën e saj

66
0
Shares

Demi Moore tha se ndodhet në gjendje shoku pas gjetjes së një 21-vjeçari të vdekur në pishinën e shtëpisë së saj.
Edenilson Valle besohet të jetë mbytur mëngjesin e të dielës më 19 korrik, gjatë një feste të organizuar nga një asistent në shtëpinë e aktores.
Ajo ndodhej larg shtëpisë së Los Anxhelesit gjatë kohës kur ndodhi aksidenti, dhe 21 vjeçari i mbytur mendohet të jetë shok me një nga asistentët e Demi Moore.
Moore, 52 vjeç, e përshkroi vdekjen e tij si një tragjedi të paimagjinueshme gjatë një deklarate të lëshuar nga publicist i saj.
“Ndodhesha jashtë vendit, po udhëtoja për të takuar vajzat e mia për një rast ditëlindjeje kur mora vesh lajmin e tmerrshëm,” tha 52 vjeçarja.
“Ngushëllimet më të përzemërta shkojnë për familjen dhe miqtë e djalit”.
Valle ka qenë i ftuar në një festë të organizuar nga një ndër asistentët e punësuar nga Moore, dhe autoritetet e Los Anxhelesit thonë se djali ishte zhdukur për 10-15 minuta deri kur ishte gjetur nga shokët e tij në fund të pishinës.
Familjarët e Valle-s dhe miqtë e tij i thanë policisë se ai nuk dinte të notonte dhe investigatorët mendojnë se vdekja ka qenë aksidentale.

Për më shumë mund të lexoni edhe …

/web/Mbytet_ne_pishinen_e_Demi_Moore_nje_21_vjecar_4989_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY