Zhduket trageti Shëngjin – Brindisi, u përurua nga Meta dy javë para...

Zhduket trageti Shëngjin – Brindisi, u përurua nga Meta dy javë para zgjedhjeve vendore

80
0
Shares

Pa u mbushur një muaj nga ceremonia e përurimit të tragetit të linjës Shëngjin – Brindisi, është zhdukur pa lëne asnjë gjurmë.
Autoritetet e Portit te Shëngjinit thonë për Ora Neës se kompania “Ionian Island” ka shkelur kontratën. Ndërkohë Ministria e Transporteve ka shmangur çdo përpjekje të gazetarëve për një prononcim mbi këtë skandal. Vetë kryeparlamentari Ilir Meta dhe ministri Ministri Haxhinasto ishte prezent në ceremoninë e inaugurimit të linjës më 7 qershor të këtij viti, në pikun e fushatës zgjedhore, por sot preferon të heshtë mbi misterin e tragetit, që u zhduk fill pas përurimit.
Ndonëse iu bë jehonë e madhe dhe u përurua zyrtarisht nga ministria e Transportit më 7 qershor, trageti i linjës Shëngjin-Brindizi nuk u pa më në brigjet e Shëngjinit pas zgjedhjeve të 21 qershorit.
Banorët që jetojnë pranë portit pohojnë se trageti ka ardhur vetëm dy herë, dhe më pas u zhduk.
Drejtori i portit të Shëngjinit, Gjovalin Tushaj, pranon që kompania horizont ka thyer kontratën 1 vjecare me të drejtë ripërtëritje, që ka me portin. 4 muajt e parë të grafikut të tragetit të linjës Shëngjin-Brindizi dhe anasjelltas ishin të pasqyruara në kontratë, ndaj Tushaj pohon se kompania do ndëshkohet për shkelje të grafikut të udhëtarëve.
Trageti i linjës Shëngjin – Brindizi, duhet të nisej çdo të shtunë nga brigjet italiane, për të mbërritur të dielën në orën 08:00 në ato shqiptare.
Kreu i Kuvendit, i pranishëm në përurimin e fillimit të funksionimit të kësaj linje, shprehte në 7 qershor, besimin se vendosja e linjës Brindizi-Shëngjin është vetëm fillimi i dinamizmit të portit të Shëngjinit, dinamizëm që me a duket nuk zgjati më shumë se sa deri datën e zgjedhjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY