Në vendim bie në sy se, shtesa e pagës prej 100 mijë lekë (të reja) duhet të miratohet nga DAP-i dhe drejtori i Legjislacionit në kryeministri, ndërkohë që vetë ky i fundit figuron në listën e përfituesve të shtesës.
Qeveria në fshftësinë më të madhe, ka marrë njëvendim jo më larg se dy javë më parë, sipas të cilit, “shpërblen” me 1 milion lekë (të vjetra) çdo muaj, 136 nëpunës që do të merren me procesin e integrimit në administratën publike. Vendimi i qeverisë është miratuar miratuar në mbledhjen e datës 7 korrik, i cili përcakton kategoritë e punonjësve të administratës publike, që veç pagës së tyre mujore, do të marrin që prej datës 1 shtator 2015 edhe një ‘shtesë’ në masën 100 mijë lekë (të reja).
Së bashku me pagën mujore, super-rroga e këtyre nëpunësve shkon edhe më e lartë se sa e vetë ministres së Integrimit apo ministrave të tjerë. Sipas “GSH”, burimet bëjnë të ditur se qëllimi është që të afrohen në këtë proces (përafrim legjislacioni) njerëz të aftë, të rinj të shkolluar jashtë vendit, që kanë njohuri të integrimit evropian.
Efektet financiare që rrjedhin nga zbatimi i këtij vendimi për vitin 2015 do të përballohen nga fondet e miratuara për secilin institucion. Ai fillon zbatimin më 1 shtator 2015. Në vendim bie në sy se, shtesa e pagës prej 100 mijë lekë (të reja) duhet të miratohet nga DAP-i dhe drejtori i Legjislacionit në kryeministri, ndërkohë që vetë ky i fundit figuron në listën e përfituesve të shtesës.
Sipas asaj që është sqaruar nga qeveria, bëhet fjalë për nëpunës që do të jenë pjesë e rrjetit të njësive të integrimit evropian dhe rrjetit të njësive të hartimit të legjislacionit. Këto struktura do të jenë garantet për qasjen që do të ndjekë Shqipëria në hapat e mëtejshëm drejt Bashkimit Evropian. Dhënia e një mase të tillë shpërblimi, sipas burimeve nga qeveria, bëhet në mënyrë që të sigurohet një nivel sa më i lartë profesional i specialistëve që do të angazhohen pranë këtij rrjeti.
Përfituesit
• Nëpunësit në njësitë e integrimit evropian dhe ata të menaxhimit të fondeve IPA në ministritë e linjës, Nëpunësit e ngarkuar me përafrimin e legjislacionit dhe programimin e monitorimin e asistencës së BE-së në Ministrinë e Integrimit Evropian
• Nnëpunësit e ngarkuar me hartimin e legjislacionit në ministritë e linjës
• Nëpunësit në Drejtorinë e Përgjithshme të Kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë
• Drejtori i Departamentit të Legjislacionit në Kryeministri
• Nëpunësit e ngarkuar me hartimin e legjislacionit në njësinë e legjislacionit dhe akteve të Këshillit të Ministrave në Kryeministri
• Nëpunësit, të cilët janë ngarkuar me integrimin dhe hartimin e akteve ligjore e nënligjore (jo më shumë se 3 nëpunës) në Departamentin e Administratës Publike përfitojnë bonus në masën 100.000 lekë në muaj.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/