Varoufakis kundër Tsipras: Greqia subjekt i një programi të dështuar katastrofik

Varoufakis kundër Tsipras: Greqia subjekt i një programi të dështuar katastrofik

45
0
Shares

Ish-ministri grek i Financave paralajmëroi se reformat e propozuara nga qeveria Tsipras për marrjen e paketës së tretë të ndihmës financiare nga huadhënësit ndërkombëtarë, do të dështojnë.
Në një intervistë për BBC, Yanis Varoufakis tha se Greqia është subjekt i një programi që do të hyjë në histori si katastrofa më e madhe e parë ndonjëherë në menaxhimin makroekonomik.
“Ky program do të dështojë, pavarësisht se kush do ta zbatojë atë”, tha Varoufakis.
I pyetur se sa kohë do të duhet për ta kuptuar këtë ai u përgjigj: Ka dështuar që tani.
Për të, kryeministri Alexis Tsipras nuk beson te paketa e re e borxhit, por nuk kishte zgjidhje tjetër përveçse ta nënshkruante atë.
“Na u dhanë dy mundësi; ekzekutimi dhe kapitullimi. Ai vendosi kapitullimin si strategji të fundit”, deklaroi Varoufakis.
Varoufakis u dorëhoq pas referendumit të 5 korrikut, një veprim që u vlerësua si protestë ndaj Eurozonës dhe homologëve të tij të Bashkimit Europian, me të cilët u përplas vazhdimisht gjatë bisedimeve për krizën e borxhit.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY