PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, çfarë ndryshimesh priten në statut

PS mbledh sot Asamblenë Kombëtare, çfarë ndryshimesh priten në statut

58
0
Shares

Partia Socialiste, do të mbledhë sot Asamblenë Kombëtare, për t’i hapur udhë ngritjes së një grupi të posaçëm pune për ndryshimet në statut. Kjo është mbledhja e parë e Asamblesë Kombëtare pas zgjedhjeve vendore të 21 qershorit 2015.
Mësohet se partia do të riorganizohet në bazë të ndarjes së re territoriale, pra në 61 degë, ndërsa ende nuk është përcaktuar se çfarë ndryshimesh do të ketë  në statut, për mandatin e kryetarit të partisë.
Mbledhja e Asamblesë do të bëjë dhe shpalljen e nismës për ndryshimet në statutin e partisë, për t’i paraprirë kështu kongresit të dhjetorit të këtij viti, ndërsa do të bëjë edhe një bilanc paraprak të arritjeve dhe dobësive që shoqëruan partinë në zgjedhje.
Asambleja, do t’i hapë udhë edhe zgjedhjes së sekretarëve të rinj, pasi veçse mbarimit të mandatit, një pjesë e tyre nuk kanë ushtruar detyrën, për shkak të zgjedhjes në poste ministrore.
Pika më e nxehtë e vendimmarrjes së Asmablesë Kombëtare, pritet të jetë ndryshimi i statutit për mandatin e kryetarit.
Burime pranë PS konfiromojnë se shefi i selise socialiste Edi Rama ka folur për një zgjedhje terësore nga kryetari i partise deri ne nivelin drejtues më të ulët në bazë, përtej zërave se për kryetarin nuk do te kishte zgjedhje në rast të fitores së zgjedhjeve.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY