Ketri i pirë shkatërron një lokal

Ketri i pirë shkatërron një lokal

413
0
Shares

Menaxheri i një lokali në Honeybourne në Britaninë e Madhe ka pasur një surprizë të keqe të dielën që kaloi. Sipas një informacioni klubi i tij është shkatërruar nga një ketër që siç duket ka pirë shumë nga shishet e lokalit.
Kur kam hapur portat, ambienti i lokalit ishte komplet i prishur, me gjëra të shpërndara sa andej – këtej, të rrëzuara ka treguar menaxheri 62 vjeçar për mediat britanike. Në fillim kam menduar se lokali ishte vjedhur por pastaj jam kujtuar se isha unë që hapa portën. Pas pak kam parë një ketër që shëtiste nëpër lokal duke kërcyer, kishte shishe dhe para gjithandej. Kishte hipur edhe mbi banakët e pijeve dhe ne bar. Menaxheri ka mundur vetëm pas një ore që të kapë ketrin dhe 1 orë tjetër që të pastrojë dëmet të cilat llogariten në rreth 300 paund ose 430 euro.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY