Pasi kanë hyrë nga dritarja e apartamentit dhe morën ç’të mundin ndërsa pronarët e ishin në gjumë, burri në krevat, ndërsa gruaja në divan, hajdutët janë treguar “zotërinj të vërtetë” duke dhënë edhe komplimente për zonjën e shtëpisë.
Ata i kanë lënë një mesazh në telefon asaj ku i shkruanin “Je shumë e bukur kur fle… nga hajdutët”.
Ngjarja ka ndodhur më 14 korrik në Vicenca të Italisë, ku hajdutët kanë hyrë duke përfituar nga dritarja e hapur për shkak të vapës.
Duke mos gjetur asgjë me vlerë, hajdutët janë kënaqur me çfarë ka pasur brenda dy portofolave.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/