Durrës, digjet makina e Armand Telitit, Halimi: Zjarrvënia e qëllimshme nga dyshja...

Durrës, digjet makina e Armand Telitit, Halimi: Zjarrvënia e qëllimshme nga dyshja Dako-Rroshi

184
0
Shares

Automjeti i auditit, teknicienit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për ‘Lokalet 2015′ është përfshirë nga flakët në rrethana ende të paqarta.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit të sotmë në qytetin bregdetar të Durrësit.
Pas kësaj ngjarje, ka reaguar Partia Demokratike, e cila ka denoncuar zjarrëvënien e mjetit.
Sipas deputetit të selisë blu, Eduard Halimi djegia e makinës ka qenë e qëllimshme, kjo pasi Teliti denoncoi listat e zgjedhjeve fiktive në Durrës dhe Kavajë. Sakaq, ligjvënësi demokrat akuzoi se pas këtij akti qëndrojnë kryetari i Bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako dhe ai i Kavajës, Elvis Rroshi.
eduard-halimi“Sot ka ndodhur një ngjarje kriminale, automjeti familjar i Armand Telitit është djegur plotësisht dhe dyshimet janë se kjo ngjarje është bërë për shkak të detyrës që ai mban. Teliti denoncoi listat fiktive të zgjedhësve në Durrës dhe në Kavajë. Rreth 3 mijë emra të shtuar në Durrës dhe 600 në Kavajë. Autorë të dyshuar të ngjarjes si urdhërues të saj dyshojmë se janë dyshja Dako Roshi. I bëjmë thirrje policisë dhe prokurorisë të vërë para drejtësisë autorët dhe organizatorët. ne kemi dyshime të forta se pas aktit mafioz është dyshja Gjushi Roshi. Edhe OSBE-së të shënojë në raportin përfundimtar, ngjarjen, të ushtruar nga bandat mafioze, edhe një muaj pas përfundimit të zgjedhjeve. Ne e kemi denoncuar dhe hetimet janë duke u zhvilluar, kërkojmë që prokuroria të zbardhë ngjarjen e të mos mbrojë autorët” tha Halimi.
Nga ana tjetër ai i bëri thirrje policisë e prokurorisë të zbardhin ngjarjen. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet, por ngjarja nuk është bërë publike.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY