Pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së , deputeti socialist Ben Blushi e quajti “ arbitrar” vendimin që të mos ketë zgjedhje për kreun e partisë.
“Asambleja mori një vendim që nuk mund ta merrte. Të zgjidhen të gjithë me përjashtim të kryetarit të PS-së. Këtë e konsideroj arbitrare. Kryetari i PS-së mori një mandat të përhershëm, shpresoj jo të përjetshëm… S’ka pse vendos kongresi për mandatin e kryetarit. Ka skaduar afati i mandatit të kreut të PS që në vitin 2013. Ishte e kuptueshme se duheshin bërë zgjedhje për kryetarin. Është partia më unike në planet, që nuk lejon zgjedhje për kryetar”, deklaroi Blushi për gazetarët pas përfundimit të Asamblesë Kombëtare të PS-së.
Pyetjes nëse i trembet një përjashtimi të mundshëm nga PS, Blushi i është përgjigjur sërish me pyetje, “A ka parti që të përjashton sepse kërkon zgjedhje?”,
Ndërkohë Asambleja e PS-së ka vendosur se mandatin e kryetarit e vendos Kongresi, i cili do të mblidhet në janar të vitit 2016.
Debatet në Asamble
Ben Blushi: Pse nuk është në program rizgjedhja e kryetarit
Edi Rama: Ke braktisur betejën kur të tjerët luftonin për vota.
Ben Blushi: Vetëm pronarët dhe monarkët nuk zgjidhen. Ti je administrator, ti duhet të zgjidhesh sepse dhe Merkel u zgjodh në partinë e vet. Kjo është Partia me unike në planet që nuk zgjedh kryetarin. Do zgjidhet gjithë partia nga organizata më e thjeshtë deri te kryesia e asamblesë me përjashtim të kryetarit
Edi Rama: Të tjerët luftonin për vota, ti sulmoje PS-në
Ben Blushi: Do ishte mirë që mbledhja të devijonte, ekonomia në ditë të vështira. Sot duhet të kishte debat për situatën ekonomike
Edi Rama: Nuk ia ke haberin nga ekonomia…
Gramoz Ruçi: Të mobilizohemi për shtimin e anëtarësisë së PS …
Servet Pëllumbi: Fitorja e 2015 duhet të na bëjë krenarë. Njerëzit janë optimistë dhe Shqipëria po shkon në drejtimin e duhur
Ben Blushi pas Asamblesë: Asambleja mori një vendim që nuk mund ta merrte. Të zgjidhen të gjithë me përjashtim të kryetarit të PS-së. Këtë e konsideroj arbitrare. Kryetari i PS-së mori një mandat të përhershëm, shpresoj jo të përjetshëm… S’ka pse vendos kongresi për mandatin e kryetarit. Ka skaduar afati i mandatit të kreut të PS që në vitin 2013. Ishte e kuptueshme se duheshin bërë zgjedhje për kryetarin. Është partia më unike në planet, që nuk lejon zgjedhje për kryetar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/