Asambleja e PS-së, Blushi: Pse nuk është vendosur rizgjedhja e kreut të...

Asambleja e PS-së, Blushi: Pse nuk është vendosur rizgjedhja e kreut të partisë

59
0
Shares

Ndërsa Asambleja Kombëtare e PS-së ka nisur punimet me fjalën e kryeministrit Edi Rama, mësohet se pas tij e ka marrë fjalën deputeti Ben Blushi i cili ka folur për shkelje të statusit.
Deputeti Blushi ka kërkuar të dijë pse nuk është vendosur të rizgjidhet kreu i partisë
Ndërkohë më herët, Kryeministri Edi Rama lançoi sot dy objektivat e Partisë Socialiste, që janë rritja e kësaj force në 150 mijë anëtarë dhe zgjedhjet në të gjitha nivelet. Në Asamblenë Kombëtare të PS-së, Rama tha se do të nisë regjistrimi dixhital i të gjithë anëtarëve, madje edhe ata ekzistues do të regjistrohen nga e para, duke paralajmëruar kështu një census në Partinë Socialiste.
Kryeministri Rama përmendi disa nga arritjet e kësaj mazhorance dhe falënderoi aleatin e tij, Lëvizjen Socialiste për Integrim dhe kryetarin e saj Ilir Metën.
Kryesocialisti u shpreh se pavarësisht se është bërë shumë në këto dy vite, ka pasur edhe gjëra nuk kanë shkuar siç duhet, edhe brenda PS-së. Për këtë arsye Rama kërkoi që të nxirren të gjitha mësimet e domosdoshme për të projektuar fitoren në zgjedhjet e 2017-ës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY