Kryeministri i Greqisë, Aleksis tsipras ka njoftuar ndryshime në qeverinë e tij duke zëvendësuar ministrat rebelë që kundërshtuan me votë marrëveshjen e fundit me BE.
Në krye të ministrisë së Financave mbetet Tsakalotos, ndërsa zëvendësi i tij është emëruar Trifon Aleksiadhis. Panos Skourletis zëvendëson Panajotis Lafazanis si ministër i Energjisë, George Katrougalos është emëruar ministër i ri i punës.
Kryeministri Tsipras paralajmëroi ndryshimet pas disa nga ministrat e kabinetit tashmë të larguar votuan kundër marrëveshjes së shpëtimit mes Athinës dhe Eurozonës.
Ndërkaq po gjatë pasdites, pas disa deklaratave kontradiktore nga ministria greke e financave është vendosur që bankat greke do të rihapen ditën e hënë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/