Droni.al
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
  • Home
  • Politika
  • Kronika
  • Ekonomi
  • Opinion
  • Rajoni
  • Kulture
  • Sport
  • #rozë
  • #gjejpunë
No Result
View All Result
Droni.al
No Result
View All Result

Shqiptarët më të preferuarit si azilantë në vendet e BE

17/07/2015
Shqiptarët më të preferuarit si azilantë në vendet e BE
Share on FacebookShare on Whatsapp

Nga mbi 13 mijë aplikime për azil nga Shqiperia 1,040 rezultuan me fat. Por është Franca vendi që ka dhënë më shumë vendime pozitive dhe jo Gjermania. Ndersa nga Kosova, vetëm 830 fituan azilin.
Disa shqiptarë aplikuan dhe u refuzuan në vende si Islanda apo Lihtenshteini. Një në 13 shqiptarë që aplikuan për azil në vendet e Bashkimit Europian gjatë vitit të kaluar arriti ta fitojë statusin e azilantit, një numër gati dy herë më i lartë se sa në vitin 2013, bëhet e ditur nga të dhënat e databazës statistikore të Eurostat.
Shumica dërrmuese e vendimeve pozitive u morën në Francë dhe në Britaninë e Madhe ndërsa shqiptarët patën më pak fat në vende si Gjermania, Suedia apo Greqia.
Të dhënat statistikore mbi aplikimet për azil dhe vendimet përkatëse raportohen në bazë mujore dhe vjetore nga vendet anëtare te Eurostat me një metodologji të njëjësuar që nga viti 2007 si pjesë e Procesit të Dublinit, një marrëveshje mes vendeve anëtare të BE-së për mënyrën e trajtimit të aplikimeve të azilkërkuesve.
Numri i shqiptarëve që aplikojnë për azil duke deklaruar se u rrezikohet jeta apo përndiqen politikisht në atdhe është shumëfishuar gjatë viteve të fundit për të shënuar nivelin më të lartë më 2015. Në vitin 2008, sipas të dhënave të Eurostat, qenë 1,080 shqiptarë që aplikuan për azil, më së shumti në Francë, Greqi dhe Belgjikë. Nga këto, 145 vetë arritën ta fitojnë statusin e azilantit politik.
Në vitin 2014, azilkërkuesit nga Shqipëria arritën në 13,350 vetë nga të cilët, 1,040 morën përgjigje pozitive. Por ndryshe nga perceptimi, është Franca dhe jo Gjermania vendi që ka dhënë më shumë vendime pozitive për azil.
Gjatë vitit 2014 p. sh.:, gjykatat franceze dhanë vendime mbi 5800 aplikime shqiptarësh për azil dhe 555 prej vendimeve qenë pozitive. Përkundrazi, në gjykatat gjermane u dhanë 3 mijë vendime për aplikimet e shqiptarëve dhe vetëm 75 prej tyre rezultuan pozitive.
Shqiptarët duket se kanë pasur më shumë fat me gjykatat e vendeve anëtare të BE-së se sa aplikantët nga vendet e tjera të Ballkanit. Gjatë vitit 2014, mbi 13 mijë shqiptarë të Kosovës aplikuan për azil dhe vetëm 830 prej tyre e fituan. Numri i vendimeve pozitive për serbët qe vetëm 400 nga 22 mijë ndërsa për maqedonasit u dhanë vetëm 70 vendime pozitive nga 8185 vendime gjithsej.
Gjatë vitit të kaluar shqiptarët e provuan fatin në 15 nga 28 shtetet anëtare të BE-së, si dhe në disa shtete dhe minishtete jashtë BE-së. Në Norvegji pati 205 vendime për kërkesa për azil të cilat qenë të gjitha negative ndërsa dhjetë shqiptarë aplikuan për azil në Islandën e largët dhe 5 morën vendime negative nga gjykata në minishtetin e Lihtenshteinit.

(BIRN)

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Po ndodh

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
Edi Rama, takim me kordinatorët tek selia e PS

Përfundon mbledhja e Ramës me deputetët e Tiranës në selinë e PS

04/03/2026

Droni.al

DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve.
Lajmi i fundit nga Shqiperia. Vetem lajmet qe duhen

Follow Us

Sipas Kategorise

  • #GJEJPUNE
  • Dosje
  • Ekonomia
  • Fake News
  • Foto Smart
  • Gjej Pune
  • Kronika
  • Kryesore
  • Kulture
  • Opinion
  • Politika
  • pondodh
  • Rajoni
  • Roze
  • speciale
  • Sport
  • Telegram
  • Video
  • web tv
  • xx

Te fundit

Kanabis, eksploziv dhe para, transport me varkë nga Puka në Tropojë

Operacioni “Kontrata” në Tiranë, masa sigurie për 5 persona dhe sekuestrohet një pronë në Mëzez

05/03/2026
Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

Grabitet një pikë këmbimi valutor në Tiranë, autori largohet nën kërcënimin e armës

05/03/2026
Koncesionet e hemodializës, prokuroria merr në pyetje zëvendësin e Ilir Beqjas

Dënohen me nga 4 vite burg Klodian Rrjepaj dhe Ilir Rrapaj për çështjen e koncesionit të sterilizimit

04/03/2026
  • Advertisement
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Procedura e ankesës
  • Politika e privatësisë
  • Kodi i Etikës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.

No Result
View All Result
  • Home 1
  • Kodi i Etikës
  • News
  • POLITIKA E PRIVATËSISË
  • Politika e privatësisë
  • Procedura e ankesës

© 2026 JNews - Premium WordPress news & magazine theme by Jegtheme.