Eshtë një klub edhe i mbyllur edhe i hapur në të njëtën kohë.
I mbyllur në mënyrën që duhet të kesh pasuri që të hysh dhe i hapur sepse mirëpret çdo vit anëtarë të rinj.
Fjala është për klubin e miliarderëve (në dollarë amerikanë) të planetit. Në vitin 2014 ai numëronte 1826 anëtarë që ishte nje rekord. Numërohen në botë pak a shumë një miliarder për 3,9 milonë banorë të tokës.
Lista e “dendësisë” së miliarderëve
15. Taivan – 1 miliarder për 710.804 banorë
Ishulli që numëron 33 miliarderë për 23 milonë banorë është tashmë një vend shumë i fortë i financave botërore. Çka u ka lejuar banorëve të ishullit të pasurohen.
Në vend të parë të kësaj liste janë vëllezërit Richard dhe Daniel Tsai që posedojnë një pasuri prej rreth 10 miliardë dollarësh
14. Kuvajti – 1 miliarder për 653.686 banorë
Revista Forbes tregon se ka 5 miliarderë në këtë shtet të vogel naftëmbajtës dhe që ka 3,3 milion banorë. Duhet shënuar që PIB për banorë (71.000 dollarë) është njëra nga më të lartat në botë.
13. SHBA – 1 milliarder për 599.569 banorë
Nje vend kaq i madh me 320 milion banorë ka me çfarë të habisë. Dhe SHBA numërojnë numrin më të madh të njerëzve shumë të pasur të planetit. 536 milonerë ka në SHBA shkruan revista Forbes.
Vetem në New-York banojnë tashmë 78, ose me shumë se sa ka e gjithë Franca.
12. Libani – 1 miliarder për 586.286 banorë
Libani quhet edhe Zvicra e lindjes së mesme pasi me një popullsi prej 4,1 milion banorë, numëron 7 miliarderë.
11. Norvegjia – 1 miliarder për 517.700 banorë
Vendi që e ka rafuzuar dy herë hyrjen në unionin europian nuk ka Euron por ka naftë edhe gaz dhe numëron në klasifikimin e miliarderëve 10 për 5,2 milion banorë.
10. Izraeli – 1 miliarder për 491.653 banorë
Shteti hebre që ka një popullësi më të vogël se Belgjika numëron 17 miliarderë. Farmacia, teknologjia, diamantet, keto janë sektorët që lulëzojnë në Izrael.
Njeriu me i pasur i vendit është Eyal Ofer, ai është padroni i grupit Zodiac Maritime. Pasuria e tij llogaritet në rreth 8.5 miliarde dollarë.
9. Suedia – 1 miliarder për 425.411 banorë
Vendilindja e “Ikea”, “H&M”, Volvo apo “Spotify” eshte e njohur për super të pasurit. Ajo numëron 23 miliarderë. Për më pak se 10 milonë popullësi.
Presidenti i H&M, Stefan Persson, që me pasurinë e tij prej 24,5 miliardë dollarësh është edhe njeriu më i pasur i Suedisë.
8. Islanda – 1 miliarder për 329.740 banorë
Islanda mund të falenderojë Thor Bjorgolfsson, financierin më të pasur të vendit dhe qe është miliarderi i vetëm i ishullit që numëron vetëm 329.740 banorë.
Duhet thenë se para krizës se vitit 2008 vendi numeronte 6 miliarderë çka e bënte këtë vend me densitetin më të madh të të pasurve në botë.
7. Singapori – 1 miliarder për 287.879 banorë
Eshtë vendi i tretë në botë për PIB për banorë (83.000 dollarë në 2014 sipas FMN), Singapori eshtë një fuqi ekonomike në këto 50 vjetët e fundit dhe një vend që nuk ka pasuri natyrale apo burime natyrore. Aktiviteti kryesor janë bankat dhe agjensitë imobilare.
Qyteti shtet numëron 19 milliarderë për 5,5 milonë banorë.
6. Zvicra – 1 miliarder për 284.690 banorë
Nuk është e habitshme që të gjesh Zvicren në këtë vend në klasifikimin e të pasurve.
Ky vend nuk ka vetëm rrogat më të mira në Europë por ka një reputacion për të qenë një oaz qetësie e paqeje për shumë të pasur. Zvicra ka 29 miliarderë për 8.3 milonë banorë.
5. Qipro – 1 miliarder për 171.600 banorë
Eshte paksa e habitshme të gjesh këtë ishull mesdhetar në këtë klasifikim. Pasi gjatë kohës që ky vend ka njohur një krizë të madhe financiare në 2012 – 2013 pas mospagesave që vinin nga Greqia. Por kjo nuk e ka penguar që ndonjë të pasurohet sidmos në financë dhe shitje blerje pasurish të patundshme.
Vendi numëron 5 miliarderë për 850.000 banorë.
4. Hong-Kong – 1 miliarder për 132.000 banorë
Dendësia e parave ketu fillon e është shumë e lartë. Një miliarder për 132.000 banorë.
Qyteti shtet që i është bashkuar Kinës me 1997 ka një vend në financat globale dhe ku PIB shkon 274 miliardë dollarë. Vendi numëron 55 miliarderë për 7,2 million banorë.
3. Guernesey – 1 miliarder për 65.150 banorë
Prezenca ne ketë liste e ketij ishulli të vogël që ndodhet ndërmjet Francës dhe Anglisë është edhe anektodike. Ky klasifikim e shenon sepse aty jeton miliarderi britanik Stefan Lansdown që ka krijuar në Britani një fond shërbimesh financiare.
2. Saint-Kitts-dhe-Nevis – 1 miliarder për 55.000 banorë
Edhe këtu gjithashtu mund të themi se ka diçka anektodike.
Arkipelagu i karaibeve gati i panjohur para fitores se atletit lokal Kim Collins në 100 metra vrap në kampiontin e botës për atletët në 2003, tani i ka dhenë një vend ku të banojë një miliarderi kinez.
1. Monaco – 1 miliarder për 12.600 banorë
Në vend të parë renditet Monako që numëron 1 shumë të pasur për 12.600 banorë. Prinacipata e Monakos me 37.800 banorë numëron 3 milarderë por ka edhe shumë milionerë nëse gjykojmë nga koncentrimi i numrit të madh të makinave Ferrari dhe te hoteleve me 5 yje.
Më i pasuri në Monako është shitësi i artit David Nahmad me 1,85 miliardë dollarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/