“Maqedonasit do të jenë pakicë në Censusin e ardhshëm në Maqedoni në vitin 2021”.
Kjo është ajo që Lubço Georgievski, ish-kryeministri i Republikës së Maqedonisë, lideri i partisë Popullore VMRO, tha në një intervistë me TV +.
Georgievski tha se Maqedonia do të bëhet vendi i katërt mysliman në Evropë, pas Shqipërisë, Kosovës dhe Bosnjës, transmeton sot “Focus News Agency”
Georgievski shtoi se popullata lokale e torbeshëve dhe boshnjakëve janë regjistruar si shqiptarë.
Ai ishte i qartë se politika të cilës ai i qëndron është për kompromis të shpejtë në çështjen e emrit me Greqinë dhe pranimin e shpejtë të Maqedonisë në BE dhe NATO.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/